• |
ide | kryesore

Rama, darka e gabuar në Prishtinë

1, Ide



Një intervistë e sinqertë e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për emisionin “T7” ka nxjerrë në pah disa të vërteta që Edi Rama mundohet t’ia mbajë të fshehta publikut shqiptar. Me mënyrën e tij, sa bazike po aq edhe të drejtëpërdrejtë në të shprehur, shefi i qeverisë në Prishtinë na ka rrëfyer tre detaje të rëndësishme të darkës që është zhvilluar në shtëpinë e Hashim Thacit.

E para është një konfirmim zyrtar i asaj që përflitet prej kohësh, se Edi Rama, ndryshe nga sa thotë, po lobon fuqishëm për një arritje të marëveshjes shqiptaro- serbe përmes opsionit të rrezikshëm të ndarjes etnike dhe të këmbimit të territoreve.

E dyta është se ai po e bën këtë (ndonëse me një mbështetje nga Uashingtoni) në kundërshtim me shtetet më të fuqishme që kanë në dorë përparimin e Shqipërisë drejt BE-së.

E treta dhe më e rëndësishmja, se ai, po ashtu sikurse Hashim Thaçi, ka fituar tashmë mërinë e kancelares Merkel.

Lexo më tej:

Haradinaj rrëfen darkën e Ramës me liderët kosovarë

Nga ky prononcim, kuptohen lehtësisht dy gjëra: se në kundërshim me atë që ka deklaruar në intervistat e dhëna tek Fevziu apo tek Eni Vasili në vjeshtën e kaluar, kryeministri shqiptar rezulton të jetë një ndër protagonistët e planit për ndarjen e Kosovës. Ndryshe nuk kishte pse bënte presion për këtë opsion mbi liderët e saj dhe nuk kishte pse luante në favor të hartave që po vizatojnë Aleksandri me Hashimin.

Por me sa duket Rama nuk është treguar i pasinqertë vetëm me bashkëatdhetarët e tij. Jo më kot Haradinaj e përmend shkarazi në intervistë keqardhjen e Anxhela Merkelit.

Gjermania ka qenë fuqimisht e angazhuar kundër kësaj ideje. Që këtu e disa vite më parë, kur burime diplomatike raportuan se gjatë një darke, në dhomën restorant të kryeministrisë, Aleksandar Vuçiç, Hashim Thaçi dhe mikpritësi i tyre kishin diskutuar hapur për këmbim territoresh, zyrtarët e Berlinit kanë qenë të shqetësuar. Ky merak mbërriti kulmin, kur ata i kërkuan kryeministrit të Shqipërisë, që si kusht për të takuar Merkelin në Berlin, në prill të 2018, ishte edhe dënimi i idesë së ndryshimit të kufijve.

Rama e pranoi sfidën. Ai hyri në kancelari dhe i foli sy më sy Merkelit se nuk e mbështeste aventurën e dy presidentëve, serb dhe kosovar. Kjo gënjeshtër, nuk është se kaloi pa rezultat imediat. Kryeministri shqiptar mori në Berlin premtimin se Gjermania do të angazhohej për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe se ajo nuk do të lejonte në asnjë mënyrë lënien e Tiranës pas Shkupit në këtë proces.

Le të kujtojmë se jemi ende në pranverën e 2018, katër muaj përpara se Hashim Thaçi t’a shpallte publikisht idenë e “korrigjimit të kufijve”. Por informacionet që mbërrinin tek diplomatët gjermanë ishin shqetësuese dhe kjo e bëri ambasadoren e këtij vendi në Tiranë që të kërkonte, në verën e vitit që shkoi, disa takime me kabinetin e kryeministrit, për t’i kujtuar angazhimin që pati marë para kancelares.

Ndërkohë, ideja u bë publike nga Thaçi dhe Vuçiç në gusht të 2018 dhe menjëherë Gjermania e tha publikisht opsionin e saj: Michael Roth, ministri për Europën, foli për hapje të kutisë së Pandorës në Ballkan, Anxhela Merkel theksoi, nga Bosnja, shenjtërinë e territoreve të paprekshëm dhe ajo dërgoi shefin e vet të diplomacisë, Haiko Mass, për ta përsëritur këtë në shtatorin që shkoi, në Tiranë.

Të gjitha këto ranë në vesh të shurdhër. Deklarata si ato të Ramës, se “Merkel është kancelarja që mbron interesat e vendit të saj, kurse unë ato të vendit tim” dhe më pas shkarkimi i ministrit Bushati, që kishte dalë pro versionit gjerman, ishin pikat që e derdhën gotën.

Tani Edi Rama mund ta vizitojë Berlinin vetëm si piktor.

Por këtu në lojë nuk është fati i tij, por ai i integrimit të Shqipërisë.

Në verën e kaluar, pasi ideja e ndryshimit të kufijve u bë publike, Anxhela Merkel deklaroi: ‘Ne këtë nuk mund ta lejojmë. Nga kjo do të varet edhe ardhmëria europiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Pak a shumë këtë përsëriti edhe kryeministri Haradinaj në intervistën e fundit kur tha se nuk e kuptonte se pse Rama dhe Thaçi po veprojnë kundër vullnetit të vendeve si Gjermania, me të cilat kemi interesa strategjike.    

Merita e tij, si pjestar i “ndejës” në shtëpinë e re të Thaçit, nuk është vetëm qëndrimi që mbajti aty. Por mbi të gjitha se ai vendosi ta bëjë publike atë që ndodhi. Tashmë askush në atë tryezë nuk mund të fshihet më pas gishtit. Ne të gjithë tani e dimë se për çfarë po punon Edi Rama, në ndryshim nga ajo që ka deklaruar në Tiranë dhe ajo që ka premtuar në Berlin.

©Lapsi.al



21 Comments

  1. Eshte vetem nje shkrim ilustrues po kujt po i rruhet e kruhet se cfrar mendojn te tjeret. Arkitekturen kombetare duhet ta bejne vete shqiptaret ne te mire te tyre. Sigurisht qe gjerat kane dhe nje cmim. Kur kemi alternativa, po dhe kur nuk kemi altermativa dhe, alternativa sajohet, i behet hyzmet atij qe eshte me i miri per shqiperine. Se cfar eshte me e mire ka vend per te diskutuar. Kur gjerat jane ne udhekryq, (flas per definime kombetare) Shqiperia eshte e shqyer dhe ne udhekryq, persa i takon percaktimit kombetar. Ne situata te tilla eshte shume e rendesishme nje strategji kombetare dhe aftesia e vendimmarrjes, eshte i rendesishem udheheqsi qe di cfar ben me kopetencat e tij si autoritet vendimmarres. Sali Berisha ishte autoritet vendimmarres dhe te ngjallte besim. I tille eshte dhe Edi Rama. Lulzim basha dhe Monik Kryemadhi jane ne udhekryq ngaqe nuk jane ne gjendje te jene vendimmarres dhe nuk te ngjallin besim.

  2. E goditur analiza por tradhetari i kombit ngelelet tradhetar, ky maskarai i gjati mendon se luan me Kosoven dhe Shqiperin si me ata prostitutat qe i ka rreth vetit,turp anti kombetar, ky duhet te varet per gishtat e kembeve.

  3. Miire, Z. KM Haradinaj.

    Në momentin e duhur
    une besoj
    qe do shpreheni
    me pak diplomat e me shume burreshteti gjithekombetar ne KOHRA TE PARALUFTES.
    Ska vend per Tryeza ndërkombëtare me, ka vetem Shqipetare qe mbrojne nderin & vatrat qe na Lane gjesh writ tane.
    Shqiptarët kanë
    per te marre, as nji qime per te fale,
    sipas te Drejtes se zotit e robit.
    (GJERMANIA, USA etj Jaane ne krahun e shqiptareve) ,
    e pra
    10 miljone shqipetare,
    Nga Tivari ne Preveze
    e tej e tej,
    do I dalin per Zot trojeve te veta!!!

    Shqiptarët te urojne: te pacim me nder, se krahet t’i japim NE. Tirana.

  4. Venia me çdo kusht e atij buzequmshtit Cakaj ne postin e ministrit te jashtem rrezoje edhe njehere fshehjet dhe sperdridhjet e Rames me ndarjen e Kosoves! Intervista e Haradinajt vetem sa e konfirmon edhe me shume lobimin e paskrupullt te Rames per ndarjen e Kosoves. Mbas Enver Hoxhes, trojet shqiptare nuk kane patur politikane kaq tradhtare sa Rama e Thaçi, qe per hir te karriges, i hyjne nje aventure te rrezikshme per Ballkanin e jo vetem, duke lobuar me lobiste pro-serb ne rrenimin e Kosoves!!!! Çdo shqiptare duhet te ndjehen te turperuar qe perfaqesohen nga dy sharlatane si Thaçi dhe Rama..

  5. Pse e quani”ndarja e kosoves’,opsionin per “shkembim te territoreve midis serbise-kosoves”.
    Nqs kjo marrveshje sjell uljen e ofensivës serbe kundër kosoves’,nqs Serbia njef kosoves’ dhe hapet rruga per pranim ne organizmat ndërkombëtare deri ne OKB,gjeni qe sjell legjitimon e shtetit te dytë shqiptar,Kosova,ky eshtrat opsioni me i mire.
    Europiane realisht edhe ne kishen e krizës se madhe kosove-serbi,nuk kane treguar deshiren e kembngulje per zgjidhjen e “ceshtjes kosovare e shqiptare”ne menyra te drejtë.Dihet se kete mekat e kane shkaktuar vete europiane të ne vitet e zeza per kombin shqiptar ne vitet 1912-1913.
    Atëhere pse nuk e pranojnë kete opsion te servirur na amerikanet qe e kane vertetuar se jane “engjujt mbrojtes”,per ne shqiptarët.
    Me keto shkembim territoresh,cila “kuti e Pandorës” hapet??,apo hapet “kutia e teze”e mekateve te fuqive europiane ndaj popullit me te vjeter te Ballkanit dhe Europes.
    Ku eshte “mia culpa” europiane per kete ceshtjes???
    Ndërsa, per shqitaret andej e Keti kufiri,kundershtonte e shpjegoj vec se me hallin se “ndonjëri,mund te kete prona e livadhe apo pyje ne Mitrovicen e veriut”,ndryshe nuk shpjegohet kundërshtia qe i vet nisiatives amerikane.

    1. Kur Ahmet Zogu bëri shkëmbimin e Shën Naumit, U ngrit një komision parlamentar me Medi Frashërin kryetar, që pasi studiuan dhe vlerësuan çfarë do të shkëmbehej paraqitën në parlamentin e asaj kohe (vitet 20 shek 20) raportin që kishin hartuar me detajet përkatëse se çfarë do të shkëmbehej.
      Parlamenti duke vlerësuar raportin votoi pro shkëmbimit të Shën Naaumit.
      Po sot, a ka ndonjë shqiptar që i di detajet e këtij shkëmbimi?
      Mungesa e transoarencës e bën këëtë lloj marëveshje më shumë se të dyshimtë.
      Edvin Kristaq Rama e thellon akoma më shumë këtë dyshim.

      Nqs se serbët nuk do të fitonin nga kjo marrëveshje për 24 orë Vuçiçi do të ishte i vrarë nga vetë serbët.

    2. E ke gabim Kent. Asaj fjalise se fundit qe tha komentuesi me siper, do i shtoja edhe qe po te ishte marreveshje ne dobi te shqiptareve ky “shkembimi”,thua se do e pranonte nje ultranacionalist shovinist si Vucic? Dhe nuk jane livadhe ato 1200 km ne veri te Kosoves, por pasuria me e madhe ujore qe ka Kosova dhe pasuria me e madhe nentokesore qe ka Europa, por edhe po te ishin vetem livadhe ,skemi toke per me fal,edhe po te humbnim vetem 1 meter2.

  6. Jam qe gjerat per shkembim teritoresh midis serbeve e shqpitareve te jene publike. Kryeministri i Kosoves duhet inkurajuar e perkrahur vetem per faktin qe i drejtohet popullit te tij drejtpersedrejti per mendimet e tija qe ka per kete problem madhor. Per here e me shume po besoj se eshte nje burre shteti i tipit Evropjan. Luajtja mbas kuintave te Rames e Thaçit per kete çeshtje kaq te ndjeshme kombetare eshte tregues te paafteise se tyre per te drejtuar shtet me trasparence e drejtesi, Bizantinizem. Gjerat duhet bere publike ku akademik e specialist te fushave te ndryeshme te mbajne ligjerime e mendimet e tyre ne kete fushte te ndarjeve te teritoreve te jete publike. Ne fund me referendum te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen te shprehen per kete çeshtje

  7. jo bushat sjam ndakort me ty rama darka e duhur per ramen vete ne prishtin RAMES KAQ I DUHET NJE FOTOGRAFI DHE E SHFRYTEZON 30 VJET ATE FOTOGRAFI BILE DO E SHFITEZOJNE DHE PASARDHESIT E TIJ KETE FOTOGRAFI KJO FOTOGRAFI PER ATE RAME ESHTE BOLL SEPSE E BENE MILJONA KOPJE HE SI REGJIZOR AKTOR SKENARIST FASHIST BALLIST EKONOMISTE MJESHTER IT FAMOZ GANGESTER I PA NFE I TE GJITHA FEVE I MORE EI PA MORAL DO E SHFYTEZOJ PER DY QELLIME
    1-MBENDA SHQIPERIS THOT JAME UNE LIDERI QE KOMANDOJ DHE BEN FUSHAT ME TE PA LE QE PER KOSOVEN KY SKA QELLIM FARE NUK E KA PROBLEM PSE ZHDUKET KOSOVA FARE RRUGA E KOMBIT ESHTE RRUG QE STE CON GJEKUNDI JU KUJTOHET DEBATI NE PARLAMET SHQIPTAR 2008 RRUGE QE STE CON GJEKUNI POR I DUHET VETEM FOTOGRAFIA ME SHUME SE KOSOVA.
    2-EUROPES DHE NDERKOMTARVE U THOT UNE JMAE NJESHI I KOMBIT SHQIPTARE ME ATE FOTOGRAFI DHE KUR TE DUA UNE I NDERSEJ DHE E FUS BALLKANIN NE LUFTE PRANDAJ ME LINI NE PUSHTET TI MBAJ TE COPTUAR KOSOVARET SHQIPTARET NE TE MIRE TE SERBIS DHE RUSIS KY PERSON KA QEN DHE ESHTE KRYEGUZHINJERI I COPTIMIT TE KOSOVES ME THACIN VUCICIN DHE ME PROJEKTUES NENEN RUSI QE E KA EDI XHAN SORAI…

  8. Bushat me vjen keq qe bie ne nivelin e Shkullakut.Bismarku tha me 1913 qe Shqiperia eshte nje shpehje gjeokrafike.Ka nderrua gje thua mbas 100 vjeteve ?

  9. Kur I.Qemali ngriti flamurin ne Vlore erdhi I.Buletini me 2000 Kosovare per ta mbrojtur.Asnje bej apo pasha shqiptar nuk doli ta mbronte ,biles deshen ta vrisnin I.Qemalin.Fundi, qe Francezet e tradhetuan Isain dhe u vra nga malazeset ne pusi.Historia NUK ndryshon vetem ndryshojne emrat.Neise ,arithmetika eshte njelloj,kurre NUK ndryshojne.

  10. @@@@ I paemer,ke shume te drejte per Bismarkun,eshte 1879 prandaj I Kam henger 34 vjet te tjera ama thelbi NUK ndryshojne,Jeni shprehje gjeografike.Me gal se sapo depozitova ne banke ne favorin tend 34 vjet .

    1. Në fakt replikën më shumë e kisha pse përmend, duke mos e vlerësuar realisht por politikisht Shkullakun, se sa me datën që ashtu si thua ti nuk është aq e rëndësishme në kontekstin e shkrimit dhe replikës sa Shprehja e Bismarkut.

      Por, nqs në 1878 në Kongresin e Berlinit, Shqipëria sapo kishte filluar të shfaqej si faktor politik, dhe ky ka qenë konteksti i shprehjes së Bismarkut, sot që kemi mbi 100 vjet shtet jemi më keq se në 1878 dhe më keq se Maqedonia, Bosnja e Mali i Zi që u bënë shtete në vitet 90 të shekullit XX, dhe kjo për të vetmin shkak se shqiptarët më parë duan partinë se familjen dhe atdheun.

  11. O njerez akoma e besoni piktorin kryeminister???? Nuk e kuptoni sa demagog dhe bosh eshte. Ka ardhur per te vjedhur dhe po e ben cdo dite me nje babezi dhe pangopesi te papershkrueshme.
    Mos e ngaterroni me ceshtjen kombetare , se nuk ka asnje lidhje. Nuk ka staturen, peshen dhe reputacionin per ta marre seriozisht. JU LUTEM

  12. Jo vetëm “darka e gabuar” , por edhe koha e vendi i gabuar. Nuk besoj se i ka kërkuar kush mendim nga Kosova, nuk besoj se i kanë caktuar vendin as kohën, pasi , tashmë,e njohin kush është dhe si po e drejton Shqipërinë. Njeriu qê s’di të rregulojë shtëpinë e vet, i shkon mendja se mund të rregullojë të tjerët. Kjo është fatkeqësi. Ai mund t’i mësojë Kosovës si kultivohet hashashi, si bëhet korrupsioni, si shkatrrohen institucionet, si promovohet mafia dhe si bashkëpunohet me të. Ai mun d t’i mësojë kosovarët si kalohet në diktaturë dhe të thuash gjithë ditën se , gjoja , jemi në demokraci. Kësaj i thonë të punosh kundër shqipëtarëve. Pasojat dihen dhe janë të parashikueshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *