• |
ide | kryesore

Rama në Korçë tallet me Spiropalin: Elisa ka dobësi të veçantë për Skënderbeun

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama nga Korça ka premtuar se do të rindërtohet stadiumi i Skënderbeut. Gjatë fjalës së tij me qytetarët, kreu i qeverisë tha se plani e parashikon rindërtimin. Ai nuk nguroi të bënte edhe batuta me Elisa Spiropalin, për të cilën tha se ka një dobësi të veçantë për Skënderbeun.

Do fillojmë ndërtimin e stadiumit të Kukësit tani. Kështu që përveç, Elbasanit, Shkodrës, Tiranës po nisim dhe Kukësin. Por duke pasur Elisën deputetë, që Elisa ka një dobësi të veçantë për Skënderbeun, ka mundësi që radhën pas Kukësit ta ketë Skënderbeu. Përtej shakasë kjo lidhet edhe me planin këtu. Nëse e keni parë planin këtu që është realizuar në pjesën më të madhe, plani ka edhe një hotel në zonën midis fushave dhe stadiumit që ne duam, shpresojmë dhe urojmë dhe do bëjmë çmos që të jetë një shembull për turizmin e nivelit të lartë, një hotel me 5 yje dhe plani ka edhe rindërtimin e stadiumit”, tha Rama.



5 Comments

  1. Me siguri ne Korce do ndertohet edhe ndonje aeroportper linjat e bremdshme we do te lidhe Korcem me Kukesin, Vloren dhe Rinasin

  2. Pikërisht se Spiropali e konsideron Ramën si idhullin e saj “Skënderbe”, prandaj edhe i dha asaj doganat që të fitojë ca “kacidhe” miljona euro.
    Besoj se ju kujtohet të gjithëve që para se të bënte ndryshimet në qeveri, ai bëri sikur e “kritikoi” Spiropalin se nuk i keshte kryer detyrat e saj për organizimin e PS në rrethe, e mandej na e bëri minstre “parlamenti” që ta ketë në krah në podiumin e Kuvendit.
    Duket i kanë ardhur në vesh jo vetëm Ramës por edhe “familjes” së tij , ajo që flitet në Shqipëri për “adhurimin” që ka “Eliza e ardhur në botën e çudirave” për te, e bën sikur tallet me te për të hequr dyshimet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *