• |
ide | kryesore

Shantazhohet me foto themeluesi i Amazon

Paparazzi, Slider



Ndodh që edhe njeriu më i pasur në botë të mos ketë mundësinë të sigurohet që mesazhet private të përfundojnë në duart e medies.

Po flasim për themeluesin e “Amazon”, Jeff Bezos, i cili ka akuzuar zotëruesit e revistës amerikane “National Enquirer”, se janë përpjekur ta shantazhojnë atë me disa foto të turpshme.

Sipas tij, kompania mëmë e “NE”, “American Media Inc” (AMI) i kanë kërkuar atij të ndalojë hetimet mbi mënyrën sesi ata kanë shtënë në dorë mesazhet private të tij. Bezos u nda nga bashkëshortja e tij Mackenzie gjatë muajit të kaluar. Vetëm pak orë më vonë, revista publikoi disa detaje, përfshi edhe mesazhe private, të një marrëdhënieje jashtëmartesore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *