• |
ide | kryesore

Tragjedia/ Nantes, askush nuk do të mbajë më numrin 9 të Emiliano Sala: klubi tërheq fanellën

F1, Sport



Emiliano Sala është konfirmuar tashmë i vdekur, pas identifikimit të trupit nga familja, në orët e para të mëngjesit dhe kaq ka mjaftuar që Nantes të bëjë gjestin domethënës. Klubi francez ka vendosur të tërheqë fanellën me numër 9 të mbajtur nga Emiliano Sala në tre sezone e gjysëm në Francë. Lajmin e ka bërë të ditur Nantes, menjëherë pasi policia e Dorset ka shpallur lajmin se trupi i përkiste argjentinasit. “Sepse Emiliano Sala do të bëjë gjithnjë pjesë tek legjendat që kanë shkruar historinë e madhe të FC Nantes, tërheqim numrin 9 që ka mbajtur ai” shkruhet në postim.

I përket Emiliano Sala trupi i gjetur në avionin e rrëzuar në Kanalin e La Manshit, në 21 janar gjatë një fluturimi nga Nantes për në Cardiff. Nuk ka më dyshime, edhe pse tashmë shpresa ishte venitur prej ditësh e nuk mbetej vecse akti i tmerrshëm i identifikimit. Në orët e ardhshme, autoritetet do të dorëzojnë trupin tek familja. Pikërisht policia e Dorset, ka në fakt ka komunikuar që “trupi është identifikuar formalisht si ai i futbollistit profesionist Emiliano Sala”.

“Familjet e Sala e pilotit David Ibbotson – vazhdon komunikata – janë njohur me këtë zhvillim. Mendimet tona mbeten me tan ë këtë moment të vështirë”. Ka një detaj tjetër të rëndësishëm në komunikatë, ku konfirmohet vazhdimi i hetimit për të zbardhur ngjarjen. “HM Coroner do të vazhdojë të hetojë për rrethanat e kësaj vdekje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *