• |
ide | kryesore

VIDEO+18 / Futbollisti i Serie A flet për videon erotike të shpërndarë në internet

Lapsi Leaks



Një skandal ka përfshirë futbollistin francez Cyril Théréau që luan te Cagliari në Serie A. Në internet po qarkullon një video ku ai shihet në një dhomë ku një çift tjetër është duke bërë seks. Vendi dhe data janë të panjohura, por sot ka dalë një audio e sulmuesit që jep këtë “shpjegim”.

“Është diçka e para 4 apo 5 viteve, kur luaja tek Udineze. Nuk e di sesi ka dalë në qarkullim, ky është një problem i madh. Nuk e di sesi ka ndodhur. Është e vjetër 4 apo 5 vite kur luaja për Udinezen. Kisha fshirë çdo gjë dhe as në telefon nuk e kam. Mund ta kem mbajtur vetëm për dy javë, madje as nuk e mbaja mend këtë situatë.

Nuk e di nga ka dalë, mbase nga iCloud, nuk e kam idenë. Tani është shumë vonë dhe është një problem i madh, të gjithë po flasin vetëm për këtë punë” – thuhet në audion e shpërndarë që ende nuk është konfirmuar zyrtarisht që i përket lojtarit. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=noYDL-BbMlI



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *