• |
ide | kryesore

Inter, nata e të vërtetës: Spalletti nuk mund të gabojë…

Sport



Në Tardini të Parmës, në orën 20:30, Inter e Spalletti luajnë një pjesë të rëndësishme të së ardhmes. “Janë në lojë karrierat tona”, për ta thënë me fjalët e teknikut toskan. Zikaltrit, në krizë totale në këtë fillim të 2019, janë të dënuar të fitojnë për të mos e precipituar më keq situatën. Pas humbjes me Bolonjën, java në Appiano Gentile ka qenë e qetë, ndoshta edhe për meritë të Marotta, që dha menjëherë sinjalin e besimit për trajnerin.

“Nuk preket”, ishin fjalët e administratiorit të deleguar, edhe pse duhet shtuar, “për momentin”. Kështu, sepse një tjetër rezultat negativ këtë mbrëmje do ta vendoste pozicionin e Spallettinë rrezik: sa për ta justifikuar këtë, kanë nisur të qarkullojnë fjalët për emrin e Cambiasso si provizor deri në fund të sezonit.

Inter duhet të rigjejë fitoren që në kampionat mungon nga 29 dhjetori (0-1 kundër Empoli). Nga aty një barazim dhe dy humbje me zero gola të shënuar. Në Parma të gjithë presin rilindjen e Icardi, që në eksperiencën e tij interiste nuk ka kaluar kurrë një thatësirë kaq të gjatë. Inter i duhen golat e tij për tu kthyer në garë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *