• |
ide | kryesore

Kapet agresori pasi qëlloi me thikë 46-vjeçarin në Patos

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të shtune në qytetin e Patosit ku disa persona u përfshin në një sherr masiv.

Mësohet se në përplasje e sipër, njëri prej tyre ka qëlluar me thikë një 46-vjeçar i identifikuar si Eduard Haxhiaj, i cili mbeti i plagosur dhe u transportua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit.

Pak orë nga plagosja, policia ka  bërë të mundur kapjen e autorit duke hedhur dritë mbi ngjarjen.

“Policia zbardh  ngjarjen ku u plagos me mjet prerës 46 vjeçari E.H.

Kapet dhe shoqërohet autori i dyshuar i plagosjes. Në vijim të ngjarjes së ndodhur sot në Patos ku mbeti i plagosur me mjet prerës shtetasi E.H, policia kapi dhe shoqëroi në Komisariatin e Policisë Fier autorin e dyshuar, shtetasin A.M, 45 vjeç, banues në Patos. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje”, thuhet në njoftim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *