• |
ide | kryesore

Ronaldo bën mea culpa: “Ishte gabim që kërkova shkarkimin e Cuper”

Sport



17 vjet nga lamtumira e sforcuar nga Inter, Ronaldo sheh prapa me keqardhje. “Inter është në zemrën time e do të jetë gjithnjë – tha Fenomeni -. “Nuk do të bëja disa gjëra, për shembull nuk do ta vendosja presidentin Moratti me shpatulla pas muri për të vendosur të ardhmen time. Sepse në momentin që i kërkova të largonte Cuper, përndryshe do të largohesha unë, Moratti vendosi ta mbante. Do të kërkoja ta zbatoja idenë time në një tjetër mënyrë”.

Në një intervistë për Sky Sport, ish-sulmuesi brazilian përshkon eksperiencën në zikaltër. “Ishin 5 vite të bukura të jetës sime. 5 vjet në një qytet që mësova ta doja, me njerëz që me deshën shumë. Dashurinë që ndjeva dhe mora në Itali nuk e ndjeva në asnjë vend tjetër. Pa dyshim, tani si president duhet të them se Moratti është një inspirim i fortë për mua”.

Karriera e Fenomenit u ndikua nga shumë dëmtime. “Gjuri më bëri vërtetë një luftë shumë të gjatë e të vështirë, por në fund do të thosha që fitova unë, e munda”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *