• |
ide | kryesore

Video/ Lautaro i shpëton pankinën “armikut” Spalletti

F1, Sport, Video



Inter merr kthesën atëherë kur duhej, pas një fillimi të tmerrshëm të 2019. Këtë herë pankina e Spalletti shpëtohet nga Lautaro Martinez, që në disa raste ka patur rezerva me teknikun, mbi mungesën e aktivizimeve. Rikthehen tek suksesi zikaltrit, në transfertën e Parmas, që mbi të gjitha ishte decizive për teknikun, edhe pse Spalletti kishte marrë besimin e drejtuesve vetëm një javë më parë.

Në stadiumin Ennio Tardini, zikaltrit dominuan fushën duke tentuar me 16 goditje drejt portës golin e fitores, por Parma rezistoi si mundi dhe atëherë nuk ia doli dot mendoi VAR ti mbante në lojë. Ndodhi kështu në fundin e pjesës së parë, kur Inter iu mohua goli me ndërhyrjen e Video Assistent Referee, që e konsideroi të parregullt.

Parma luajti një ndeshje për një pikë, por e komplikoi misionin vetë me një top të humbur në mesfushë që favorizoi kundërsulmin e shpejtë të Inter dhe golin në minutën e 79 të Lautaro Martinez.

Një sukses me peshë për milanezët që marrin një lloj sigurie në vendin e tretë, në kohën kur ndjejnë hapur presionin e dyshes kryeqytetase Roma e Lazio, por edhe Milan që në rast fitore do të mbërrinte vetëm katër pikë larg. Për të menduar më lart është problem, sepse Napoli është 9 pikë larg, në vendin e dytë, ndërsa Juventus i ekzagjeruar, 17 pikë e një ndeshje për të luajtur. Në këtë pikë, e gjithë vëmendja e Spalletti spostohet në Europa League, në sfidën kundër Rapid Vienna.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/b1/b1X2.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *