• |
ide | kryesore

Video/ Liverpool nuk heq dorë nga kreu, United i pathyeshëm i Solskjaer i bashkohet betejës Champions

F1, Sport, Video



Manchester City ka marrë mesazhin e qartë të Liverpool se për titullin e Premier League duhet më shumë se thjesht një presion për ti ndaluar. Me Citizens provizorisht në krye, skuadra e Klopp kishte nevojë për një fitore kundër Bournemouth për të rimarrë kryesimin dhe në Anfield Road, në fakt, të Kuqtë nuk e vunë asnjëherë në diskutim ndeshjen, që kur Mane shënoi golin e parë të ndeshjes pas 24 minutash.

Që aty, nuk kishte më ndeshje me Giorginio Wijnaldum dhe Mohamad Salah, që vulosën 3-0 që i distancon edhe një herë tre pikë nga ndjeksit e City. Mungesa për arsye shëndetësore e Xherdan Shaqirit nuk i krijoi probleme skuadrës së Merseyside, dominuese në syilin e lojës së perferuar të teknikut gjerman, që jep sinjalin e qartë jo vetëm Guardiolës, por edhe Bayern Mynih në Champions, sfidë që e përjeton në mënyrë të vecantë si ish-trajner i Borussia Dortmund.

Zona Champions është edhe dëshira e Arsenal, që pas tashmë ka edhe rivalitetin e fortë të Manchester United për vendin e katërt. Topcinjtë kanë bërë detyrën kundër Huddersfieldit, duke fituar me rezultatin 1-2 në Kirklees Stadium, pa Granit Xhakën në fushë. Skuadra e Emery ka marrë maksimumin me golat e Alex Iëobi dhe Alexandre Lacazette. Gjithcka në këtë ndeshje londinezët e bënë vetë, edhe golin në portën e tyre majde, por edhe kaq nuk mjafton për të bërë më mirë se ecuria impresinuese e United, megjithëse dy skuadrat e Londrës Arsenal e Chelsea kanë një ndeshje ende për të luajtur.

Manchester i teknikut Ole Gunnar Solskjaer nuk njeh humbje që kur është ulur në pankinën e Djajve të Kuq dhe një seri e tillë e jashtëzakonshme e ka ngjitur, të paktën provizorisht, skuadrën e Old Trafford në vendin e katërt të Premier League. Janë shpluhërosur dhe rritur në performancat e tyre lojtarët më të rëndësishëm të United: Paul Pogba e Anthony Martial vazhdojnë të shënojnë me rregullsi nën drejtimin e norvegjezit. Dy gola të mesfushorit dhe një i sulmuesit, i kanë dhënë një triumf francez Manchester, që tani hedh sytë nga Champions ku prova me PSG është më shumë se decizive edhe për të ardhmen e Solskjaer.

PREMIER LEAGUE REZULTATET

Fulham 0 – 3 Manchester United
Crystal Palace 1 – 1 West Ham United
Huddersfield Town 1 – 2 Arsenal
Liverpool 3 – 0 AFC Bournemouth
Southampton 1 – 2 Cardiff City
Watford 1 – 0 Everton



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *