• |
ide | kryesore

Zbardhet sherri me katër persona në Kamëz

Lajme, Të fundit



Një sherr masiv ndodhi në Kamëz ditën e djeshme, aty ku katër persona u përplasën me grushte dhe sende të forta me një person tjetër.

Sot policia bën me dije se janë identifikuar dhe janë proceduar penalisht 4 të rinjtë të cilët shfaqen në një video të publikuar në rrjetet sociale, ku për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri -tjetrin.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, identifikuan, shoqëruan dhe proceduan penalisht, shtetasit e përfshirë në konflikt , konkretisht D. Q., E. K., Z. C., dhe H. C.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se rreth orës 16:00 të datës 08 shkurt 2019, në qendër Kamëz, për motive të dobëta, shtetasit E.K., Z.C., dhe H.C., janë konfliktuar me sende të forta me shtetasin D.Q., duke u dëmtuar në pjesë të ndryshme të trupit, konflikt i nisur nga shtetasi D.Q., më parë”, njofton policia.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

 



1 Comment

  1. alibin te cilen ja dhan ter qelbesirat e RIDHJEJES SE STALINIT mutet rama,ruqi,balla,xhafa ,braqi,sajmiut tahiri,frrok,ndok e dosh.ju kujtohet kur e sollen nga gjirokastra fshehurazi ne parlament.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *