• |
ide | kryesore

Allegri i bën analizën Dybalas: “Gaboi dhe kërkoi falje, çështje e mbyllur”.

Sport



Juventus ka shansin të shkëputet përsëri nga Napoli i vendit të dytë kur të ketë përballë Sassuolo e Massimiliano Allegri do ta bëjë me përqendrimin maksimal, që nis duke arkivuar cështjen Dybala. “Paulo gaboi dhe kërkoi falje – shpjegoi tekniku -, është një djalë inteligjent. Jemi në një grup e duhet respekt për të gjithë. Klubi i ka dhënë fanellën me numër 10 e kur nuk luan Chiellini, është kapiteni. Me Parmën nuk pati një sjellje të denjë. Gaboi dhe e kuptoi. Çështja është e mbyllur.”

Tekniku ka edhe dicka për të sqaruar pikërisht në lidhje me numrin 10 të bardhezinjve, sa për të larguar idenë se argjentinasit i janë shkurtuar minutat në dispozicion. “Luan në të njëjtin pozicion të sezonit të kaluar dhe prek të njëjtin numër topash, por i ka ndryshuar shoku i repartit. Ronaldo është ndryshe nga Higuain e Mandzukic. Paulo fillon gjithnjë aksionin dhe ka gjithnjë të njëjtat raste për të shënuar. Këtë vit ka qenë disi më i pasaktë”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *