• |
ide | kryesore

Elbasan/ Qytetarët në protestë: Qeveria na ka braktisur

Lajme, Të fundit



Opozita e bashkuar ka organizuar një tjetër protestë në Elbasan, ku protestuesit kanë bllokuar rrugën kombëtare në Papër.

Protestuesit mbajnë në duar parrula ku kërkojnë punë dhe dinjitet.

Mes protesuesve ndodhet dhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho si dhe deputetët e qarkut Luciano Boci e Endri Hasa.

“Taksat na i merr çdo ditë, por asnjë investim nuk na kthehet në mirëqenie për ne. Vjedhin djersën tonë. Gjendja ekonomike e familjeve është përkeqësuar.Ndjehemi te braktisur nga Qeveria. Nuk mbajti asnjë premtim. Çdo ditë e më shumë po varfërohemi.Të rinjtë po largohen nga Shqipëria, se nuk kanë punë dhe po mbesin rrugëve. Qytetet po braktisen. Të gjithë kundër Kryeministrit te varfërisë”, shprehen protestuesit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *