• |
ide | kryesore

Higuain “tradhëton” Milan për të dytën herë: “Gjashtë muaj të tmerrshëm”

Sport



Më shumë se entuziast, pas një pjese të parë të sezonit aspak të lehtë tek Milan. Gonzalo Higuain rrëfen impaktin e parë me futbollin anglez dhe Chelsea: “Jam shumë i lumtur që jam këtu – thotë argjentinasi për Sky Sports -. Sarri është trajneri që ka nxjerrë më të mirën nga unë në karrierë, e njoh dhe më njeh mirë. Shpresoj të kthehemi në nivelin që kishim tek Napoli, kjo është idea. Është vërtetë që ishin gjashtë muajt më të vështirë tek Milan, por nuk më duket se niveli im është ulur”.

Për Pipita ishte momenti i një eksperience në Angli: “Besoj se rrugëtimi im në Itali, pas gjashtë vjetësh, ishte kompletuar. Pas Napoli, shkova tek Juventus dhe fitova dy tituj kampion, përvec finales së Champions League. Pas sezonit rekord në Napoli është vështirë të jetosh me krahasimin tek Milan”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *