• |
ide | kryesore

Kendall Jenner pranon lidhjen e saj me sportistin

Paparazzi, Slider



Kendall Jenner ka qenë e ftuar mbrëmjen që lamë pas në puntatën e radhës të ‘Ellen DeGeneres Show’. Ajo u shfaq me një fustan në ngjyrë të gjelbër me motive lulesh dhe ‘look-u’ i saj u komentua pafund, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte deklarata e parë zyrtare për lidhjen me basketbollistin Ben Simmons. Dy të rinjtë janë përfolur prej muajsh për një lidhje, pasi janë fotografuar bashkë në shumë dalje romantike, por asgjë nuk ishte thënë zyrtarisht për këtë çështje nga ana e modeles. Sigurisht në programin e Ellen, Kendall nuk arriti t’i shpëtonte pyetjes për këtë temë. Me anë të disa fotove ku modelja shfaqej duke ndjekur ndeshjet e partnerit të saj, moderatorja i drejton pyetjen: “Duket që ti je e lidhur me këtë djalë. Unë nuk e njoh por duket i mirë nga fotot. Pra, sa kohë ke me të?”“U bë ca kohë”,-u shpreh Kendall shumë e buzëqeshur. Më tej modelja pranoi se e pëlqen shumë basketbollin si sport dhe shpesh është e pranishme në ndeshjet e partnerit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *