• |
ide | kryesore

Lloris në depresion pas Botërorit: “Isha krejtësisht bosh”

Sport



Të fitosh një Botëror është një gëzim i pamatë, por pastaj gjithcka fshihet dhe mund të përfundosh në një tunel. Kështu ka ndodhur me Hugo Lloris, që ngriti në qiell Kupën e Botës si kapiten në Moskë dhe e ka rrëfyer historinë e tij për Telegraph: “Pas Kupës së Botës, dy apo tre ditët që pasuan, kisha shumë për të bërë. Ishin festimet, vizitat zyrtare. Kishim detyrime kunddrejt të gjithëve: Vendi, Federata, tifozët. E pastakj ndihesh bosh, mentalisht dhe psikologjikisht”.

Një lloj depresioni post-fitores: “Më kujtohet që kisha nevojë të qendroja për një ditë të tërë në shtrat, për tu shkëputur nga gjithcka. Ndihesha krejtësisht bosh. E dija që nuk mund të shijoja as pushimet, sepse po vinte sezoni”. Tani gjithcka kaloi dhe francezi vazhdon të bëjë pritje spektakolare për Tottenham: “Jam tipi që mëson shumë nga eksperienca, pozitive apo negative qoftë. E kështu dua ta marr këtë histori. Mund të mësosh dicka në cdo moshë nga jeta. Ndoshta është dicka që do të më ndihmojë në të ardhmen”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *