• |
ide | kryesore

Luftëtari-Flamurtari derbi partnershipi: një pikë i bënte punë të dyve…

Sport



Në dyshim është mirë të zgjedhësh çfarë është më e sigurtë. Luftëtari është i kënaqur me cdo pikë që i shtohet klasifikimit, Flamurtari është mirë të mos humbasë në pritje të përmbushjes së premtimit të klubit për të paguar pagat e prapambetura të lojtarëve. Në këtë pikë, edhe një barazim do të kishte më shumë vlerë, se përplasja e fortë, që nuk dihej se kujt do ti buzëqeshte e kujt do ti prishte punë.

Justifikimi ishte si për Julian Ahmatajn, ashtu edhe për Ilir Dajën – mungesat. E në të dy kampet kishte mjaftueshëm: vlonjatët me mbrojtjen të riformatuar pa Allën e Deliajn dhe gjirokastritët pa tre titullarë. Në fund 0-0 pa ritëm, pa spektakël, me skuadrat që dukeshin se më shumë nuk donin të humbisnin, sesa të fitonin ndeshjen.

Me llogaritë e fitores së Tiranës, ndoshta gjirokastritët duhet të impenjoheshin pak më shumë për fitoren, por po të kesh parasysh humbjet e Kastriotit e Kamzës, atëherë Ahmataj bëri mirë që ndoqi pikën, duke ruajtur pathyeshmërinë e tij në dy ndeshjet në detyrë. 21 pikë për bluezinjtë në vendin e tetë, ndërsa Flamurtari është në kuotën e 30 pikëve, dy vende sipër gjirokastritëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *