• |
ide | kryesore

Manchester City i jep humbjen rekord Chelsea: tifozët e Citizens i këndojnë, “ju duhet Mourinho”

F1, Sport, Video



Në ndeshjen ku Liverpool kishte filluar të shpresonte, kampionët në fuqi të Manchester City turpërojnë 6-0 Chelsea duke mbajtur nën presion të Kuqtë me rikthimin provizior në vendin e parë. Sergio Aguero ekspozoi gjithë defektet e sistemit Sarri, duke nervozuar teknikun e Chelsea me tregolëshin e 11 në karrierë për Manchester City.

Nuk ka qetësi për Sarri, që duket se rrugën për tu kthyer në Napoli do të marrë shumë më shpejt se besonte. City, me dy gola të Raheem Sterling, tre të Aguero dhe një tjetër të Ilkay Gundogan, ishin të parezistueshëm. Njeriu i ndeshjes, edhe një herë, është Aguero që barazon Mohamed Salah me 17 gola në kryes të golashënuesve të Premier League.

E kjo betejë private, mund të vendosë shumë mbi trofeun. Kuptohet qartë kjo, nga një tjetër standing ovation rezervuar për argjentinasin, në momentin e zëvendësimit. Lojtarët e Pep u tallën, lozën dhe torturuan një grup lojtarësh që fituan Premier League dy vjet më parë.

Nukkanë kaluar vec disa muaj që kur Sarri i shkaktoi Pep humbjen e parë në Premier League në këtë sezon në Stamford Bridge, por këtu në Etihad, ata e bënë City të duket i pathyeshëm. Një performancë vërtetë e shëmtuar nga të besuarit e Sarri, aq sa mjaftoi për tifozët e City që të talleshin duke kënduar në kor, “ju duhet Mourinho”, drejtuar 4,000 londinezëve të ardhur në Manchester. Cdo gjë do të ishte më mirë se sa Sarri në këtë moment.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *