• |
ide | kryesore

PD: Ministrat “lot krokodili”, të zbardhen përgjimet e Dritan Dajtit nga burgu

Lajme, Të fundit

“3 ditë me vonesë, të shtrënguar nga presioni ndërkombëtar dhe revolta e opinionit publik, kukullat e Edi Ramës në Ministrinë e Brendshme dhe në Ministrinë e Drejtësisë u bënë pjesë e teatrit kriminal me aktor Dritan Dajtin dhe regjisor Edi Ramën. Lotët e krokodilit nuk e ndryshojnë dot faktin se vrasësi i 4 Dëshmorëve të Atdheut, Dritan Dajti, është praktikisht i liruar nga drejtësia e re e Edi Ramës” – nis një deklaratë e Partisë Demokratike pas daljeve publike të ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe atij të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Demokreatët thonë se shqiptarët mund të gënjehen njëherë, por jo përgjithmonë.

“Në vend që t’u besojnë kërcënimeve qesharake të eunukut të Ramës në Ministrinë e Brendshme, shqiptarët e dinë se karrigia e Edi Ramës është blerë nga votat e krimit të organizuar, i cili, fatkeqësisht, nuk luftohet dot me lotë krokodili” – shkruhet në deklaratën e PD.

Demokratët thonë se faktet janë kokëfortë pasi Edi Rama kishte nën kontroll Gjykatën e Lartë, kur ajo zhvlerësoi dënimin me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin dhe i hapi rrugë vendimit skandaloz që siguron lirinë e shpejtë të një prej kriminelëve më të tmerrshëm.

“Edi Rama, njeriu që përgojon gjithë Tiranën, heshti kur Gjykata e Lartë ndihmoi Dritan Dajtin, heshti edhe 3 ditë më parë, pas vendimit skandaloz për Dritan Dajtin. Në qeverisjen e Edi Ramës të gjithë bandat dhe kriminelët më të rrezikshëm janë lënë të lirë, që nga Hakmarrja për Drejtësi, Banda e Durrësit tek Banda e Lushnjës dhe trafikantët ndërkombëtarë të kokainës në Xibrakë” – thuhet në deklaratën e PD-së.

“Në vend të lotëve të krokodilit për një vendim të dirigjuar nga Edi Rama, Ministrja e Drejtësisë duhet t’i kërkojë prokurorisë që të zbardhë përgjimet nga burgu të Dritan Dajtit dhe t’u thotë shqiptarëve: Me kë komunikon nga burgu Dritan Dajti? Kë shantazhon nga burgu vrasësi i 4 policëve në krye të detyrës? Kush i ka dalë Dritan Dajtit garant për lirimin e tij të shpejtë? Pyetjet janë konkrete dhe kërkojnë përgjigje konkrete, jo lojra fjalësh e mashtrime për shkarkime gjyqtarësh nga qeveria që ka në dorë të shkarkojë Vangjush Dakon, por vazhdon ta mbrojë atë për blerjen e votave në bashkëpunim me të ngjashmit e Dritan Dajtit” – thuhet në deklaratën e PD-së. ©LAPSI.al

19 Comments

  1. Për Edi Ramën mund të thuash të gjitha të zezat e botës dhe prap nuk mjaftojnë. Rrallë mund të ketë një qenie të dytë mbi dhe, që përkundë veten në kotësinë e madhështisë, si ai. Fodull, fjalëpisët, përçmues, dhunues, pervers, frikacak dhe kriminel njëherësh, idiot dhe i kulturuar njëkohësisht, edhe zuzarë, edhe kurvarë, edhe kandarë, harbut dhe finok, i pabesë dhe rrufjan.

    Edi Rama është gjithçka që nuk duhet të jetë një Kryeministër.
    Edi Rama nuk është asgjë çfarë duhet të jetë një Kryeministër.

    I shkreti njeri!

    Edhe një javë mund të luaj me veglën e tij ERTV, duke e nxjerrë në transmetim Veten e Dytë në versionin femër. Edhe një javë mund të mbretërojë me kllounët e tij të klonuar në Partinë Socialiste. Edhe një javë më shumë mund të ëndërrojë në dhomën me fluturza të Kryeministrisë – Kërpudhë.

    Pip Pip Pip Pip…

    Game Over, Ed.
    The End

    1. Or penis gamori i paemer 17.16. Rama i fito edhe zgjedhjet e 2021 .Ne qeshor edhe disa bashki te tjera do votojne majtas kurse shqupit mund ti mbeten 4 -5 bashki.

  2. Byroisti I partise se kamarierit te Rinasit qenka entuziast,sa dhe komentin e kishte gati pa dale lajmi,bravo more kelysh komunisti I enverit dhe saliut,nuk vihet ne pushtet me komente ore koke loqe,por me fryme,kete qe lulu nuk e ka pasur 13 ne pushtet dhe nuk e ka as 3 vjet ne opozit

  3. Lexoni intervisten e babait te dajtit dhe te kuptoni lidhjet e saliut dhe argites me kete personazh mafioz,fjala e babait te dajtit kur thote isha I bindur qe sali berisha do bente gjithcka per ta ndihmuar kriminelin dajti,kaq mjafton o skiftera te saliut dhe lulu per te kuptuar vrasesin sali

  4. Ο i paemer i ps me kuptu kush eshte rama dhe soji që e mbron shiko meron nuk i la Rob e mace pa i shajtur rames e rama i ferkon koken per icik pushtet dhe ti do me na mbushur mendjen se arta marku ka mik saliun hajde o guri hajde

  5. Ti qamet per Stalin e zigur sot ke rradhen o kurve te shtepia saliut shishet e shurres pampersat dhe sherbeji saliut Korb

  6. Aktrim i keq i pules se Rames,te dashures se Xhafes !Dhe faqekuqit,drejtorit te policise sandra lleshi !Si ka mundesi qe nje i krishtere te jete ekstremist !?!Apo lexon ato qe edvini shkruan ?!?!?!E imagjinoni se cilin ka propozuar edvin rama per president vite me pare nje faqekuq,nen petkun e te cilit fshihet nje defiçent i cili te ben gjemen nga inferioriteti i tij katundar !!!!Dhe ju qe mbroni kete monster qeverisje,iu them e lutem qe te pesoni ate qe po vuajne shqiptaret qe keni terrorizuar me rrugaço-qeverisjen tuaj !Ne familjet,ne vajzat,grate,motrat tuaja,kellira !!!

  7. Po pergjigjem une :
    Tan Dajti tani e quajne Profesori.
    Sponsor per vendimin e fundit ka qene Besnik Sula.
    Flet ne Skype pothuaj cdo dite , lehtesisht e verifikueshme.
    Avokati ben korierin por dhe i pallon gruan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu