• |
ide | kryesore

VIDEO/ RAI3 në Shqipëri: Si po pastron mafia paratë e drogës

Lajme, Të fundit



Televizioni italian Rai3 i ka kushtuar një kronikë Shqipërisë për mafian shqiptare dhe mënyrat si ajo po pastron paratë. Gazetarët italianë kanë intervistuar gazetaren Klodiana Lala që shprehet se “Shqipëria sot ndodhet në kushtet kur nuk flitet më vetëm për bashkëpunim të politikanëve me segmente të krimit, por sot, sipas saj, mafia ka hyrë edhe në parlament”.

Sektori i ndërtimit vijon të mbetet fusha e preferuar për pastrimin e parave të krimit, shton ajo. Rai3 thekson edhe kërcënimet që ka marrë gazetarja shqiptare nga grupet kriminale, por ajo shprehet se nuk trembet kur thotë të vërtetën.

KRONIKA E RAI3

“Në Shqipëri kanë hyrë shumë para nga trafikimi i jashtëligjshëm, si droga dhe prostitucioni. Një pjesë e mirë e ndërtimeve të bëra në vend kanë ardhur si rezultat i këtyre të ardhurave”. Ky është citimi i gazetares së kronikës, Klodiana Lala gjatë një interviste për televizionin italian Tg3.

Pier Damiani D’Agata dhe Claudio Rubino kanë udhëtuar nga Roma për të intervistuar Klodiana Lalën. Klodiana Lala, është gazetarja shqiptare që jetën dhe karrierën e saj ia ka dedikuar dëshmisë së historive dhe bëmave të grupeve kriminale.

“Nuk është lajm i ri bashkëpunimi i politikës me grupet kriminale. Por tashmë kemi vajtur në atë pikë, ku mafia ka hyrë në parlament”– thotë Klodiana Lala.

Ish-ministri i Brendshëm i qeverisë aktuale të Edi Ramës akuzohet për trafik ndërkombëtar droge dhe favorizim të klaneve të këtij spektri, sidomos kushëririn e tij Moisi Habilaj, sot i dënuar nga Gjykata e Katanias. Pak ditë më parë, Prokurori i Antimafias Italiane mbërriti në Tiranë dhe zbuloi se mafia është investitori më i madh në ekonominë shqiptare.

“Risku është i madh, drejtësia është shumë e dobët, edhe pas hartimit të Reformës në drejtësi në 2016-ën”- thotë Klodiana Lala. Në gusht, shtëpia e prindërve të Klodiana Lalës u qëllua me breshëri automatiku, tip kallashnikov. Ky ishte një sulm i qartë mafioz.

“Nuk kam frikë. Nëse një gazetar thotë të vërtetën, nuk ka pse të ketë frikë nga asgjë”- Klodiana Lala.



12 Comments

  1. Ore po shqiptaret nga JU mesuan,Miami,San Francisko,Roma,Milano etj etj jane ndertuar me parate e droges qe para 80 vjeteve.Shqiptaret ishin nxenes te mire dhe mesuan shume shpejt kete biznes te huaj ,por qe prej 20 vjetesh eshte prezent kudo.

  2. Kjo trimja e Adriatik Llalles po behet e famshme me keto intervista te paguara nga treshja sali like llalla ne nje tv qe audjence ka katunaret e jugut te italise qe ushqim kryesor kane hashashin e lazaratit te saliut,qe dhe Klodi nuk shkruajti asnje fjale per hashashin e lazaratit

    1. Jam kurioz nese ke shkuar ndonjehere ne Itali-Jug..se duket qe je nga keta pordhacet e ridhjerjes..qe kane parameter Anadollin…

    2. i pa emer shitet si femer edhe pse esht mushk e frrokit dhe pel e ndokit,i pa emer shitet per tre lek se roshi nuk i jep me shum lek pos tre lek e nje qimje ne drek.

  3. Keta pedrot taljon kane shpikur mafjen,kamorren,ndrangeten ,sacra coronen etj etj. Vetem kta nuk kan ftyr te flasin per mafje pasi jane eksportusit krysor te mafjas ne bot.

    1. te hyri frika ty se thane te verteten, apo e the se do te denigrosh te verteten…Ule koken ridhjerje ..se e qelbet kete vend..pisa

  4. Ndërtimi si biznes kërkon shuma të konsiderueshme investimi prejardhjen e fondeve është shumë vështirë të gjehet por shumica e atyre kryefamiljareve që punojnë në ndërtim jam mese I sigurt që se çajnë kokën fare për sa kohë sigurojnë një rrogë dhe mbështesin familjet e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *