• |
ide | kryesore

Video/ Super-Ronaldo fshin Sassuolo dhe feston me Dybala-mask: mesazhi është edhe për Allegri

Sport, Video



+11 dhe një kampionat gjithnjë e më i dominuar, ku kolona e humbjeve mbetet zero. Në transfertën me Sassuolo bardhezinjtë nuk janë nga ato që gabojnë, kur vjen puna për tu shkëputur në krye të klasifikimit, edhe pse pa Bonucci e Chiellini disa pasiguri i kishte. Vetëm se për kampionët në fuqi luan Cristiano Ronaldo që bën gjithcka, pjesë aktive në të tre golat dhe gjithnjë e më shumë golashënues i Serie A, në vitin e tij të parë.

18 gola për portugezin, që pasi i dha mundësinë Khedira të shënonte golin e parë të takimit, duke përfituar nga grushtimi i portierit, në goditjen e fortë të CR7, u imponua me një goditje me kokë që nuk i dha asnjë mundësi reagimi portierit. Asist edhe në golin e tretë të Emre Can, por ajo që tërhoqi vëmendjen është festimi me Dybala mask, pas golit të shënuar. Një mesazh mbështetës për argjentinasin në pankinë, por edhe për teknikun Allegri…

STATISTIKAT
• Juventus ka fituar shtatë ndeshjet e fundit në Serie A kundër Sassuolo, me rezultatin e përgjithshëm 21 me 3.
• Sassuolo ka humbur dy nga tre ndeshjet e fundit në shtëpi në Serie A (1F), aq sa kishte pësuar në 15 ndeshjet e mëparshme të luajtura në MAPEI Stadium.
• Cristiano Ronaldo ka shënuar të paktën 20 gola (në të gjitha kompeticionet) në 13 sezonet e fundit mes Juventus, Real Madrid e Manchester United.
• Për Juventus kjo është seria e dytë më e mirë e pathyeshmërisë jashtë fushe në Serie A (20F, 4B), vetëm mes 2011 e 2012 nuk ka humbur për më shumë ndeshje në transfertë radhazi (25) në kampionat.
• Emre Can ka shënuar goli pas 41 sekondash pas hyrjes në fushë: është goli i dytë më i shpejtë nga një lojtar zëvendësues në këtë Serie A, pas Rog kundër Udineze në tetor (40”).
• Dy golat e fundit në Serie A të Cristiano Ronaldo janë shënuar me kokë, pasi vetëm një ndër 16 të mëparshmit ishte realizuar kështu.
• Juventus ka shënuar të paktën dy ndeshje në cdo sfidë jashtë shtëpisë në gjashtë ndeshjet e fundit të Serie A.

Italy – Serie A

Bologna 1 – 1 Genoa
Atalanta 2 – 1 SPAL
Torino 1 – 0 Udinese
Sampdoria 0 – 1 Frosinone
Sassuolo 0 – 3 Juventus



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *