• |
ide | kryesore

10 fitore në 11 ndeshje e bëjnë të pathyeshmin Ole Gunnar Solskjaer, trajner me kohë të plotë të Manchester United

Sport



Bordi i Manchester United ka marrë vendimin për të emëruar Ole Gunnar Solskjaer si menaxher të klubit me kohë të plotë, pas një ecurie që është pak të thuash impresionuese, drejt një vendi të katërt ta pashpresuar kur norvegjezi mbërriti në Old Trafford.

Sipas The Sun, vendimi është marrë nga bordi, por mund të mos publikohet deri në fund të sezonit. Bashkë presidenti, Avram Glazer, ka folur me Solskjaer pas fitores së United 3-0 kundër Fulham dhe e ka bindur Joel Glazer për vlerën që ka norvegjezi në skuadër.

Që kur mori detyrën në dhjetor, pas largimit të Jose Mourinho, Solskjaer ka fituar 10 nga 11 ndeshjet, duke barazuar vetëm kundër Burnley. Në fakt, ata do të përballen me dy javë të vështira, kur të presin kampionët e Francës Paris Saint-Germain, në Old Trafford, për Champions League, ndjekur më pas me një udhëtim drejt Chelsea në FA Cup dhe një ndeshje në shtëpi kundër Liverpool.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *