• |
ide | kryesore

Afera korruptive tek Unaza, Afrim Qëndro nuk ka ikur nga ARRSH?

Lajme, Të fundit



Pas zbulimit të skandalit të Unazës së Madhe shkarkimi i kreut të ARRSH-së Afrim Qendro u pa si një reagim i bujshëm i qeverisë Rama. Por, mesa duket nuk ka ndodhur kështu, përkundrazi, deputeti demokrat Agron Shehaj zbulon ‘të vërtetën’ tjetër. Në një status në “Facebook” Shehaj shkruan se Afrim Qendro nuk është hequr nga puna, por është bërë zëvendës drejtor i ARRSH. Sipas deputetit Shehaj, kjo është prova se hajduti i 18 milionë eurove të projektit të Unazës dhe 12 milionëve të OST-së është kryeministri Edi Rama.

Reagimi i plotë i Shehajt.

Afrim Qendro nuk është hequr nga puna, thjesht ka ndryshuar titullin nga Drejtor neëZv. Drejtor të përgjithshëm të ARRSH-së ku ai vazhdon të bëjë ligjin.

Duhet të ishte në burg, por është shpërblyer me pushtet, edhe pse për fasadë ia ulën pak titullin. Mjafton ky fakt për të kuptuar që hajduti i vërtetë i 18 milionë eurove të projektit të Unazës (dhe 12 milionë të tjerave të OST-së) është Edi Rama.
Afrim Qendro e të tjerët ishin thjesht ndihmesa në krim. Ndaj Edi Rama nuk i lëshon dot menjëherë, por i mbron dhe i mbështet, sepse po mbron veten.



7 Comments

  1. Nese eshte e vertete, atehere kjo tregon degradimin dhe kalbezimin e rilindjes dhe kryerilindasit Edi Alibabai. Qe eshte Edi Rama arkitekti i gjithe kesaj skeme dhe perfituesi kryesor i atyre 30 mil eurove kjo nuk ka asnje dyshim, por reagimi i me vonshem, pas shperthimit te skandalit, eshte aq i turpshem sa irriton dhe zemeron cdo njeri. Tregon fytyren e vertete te edi rames, makuterine dhe babezine e tij.
    Skandali i unazes , tregoi qe ky kryeministri i shtetit me te varfer ne europe, pervecse demagog, eshte simboli i korrupsionit ne vend. I kapur dhe i paafte te reagoj.

  2. Zoti Shehaj je vertete i zoti !Partia Demokratike dhe çdo Parti tjeter Shqiptare duhet te krenohet per punen dhe aftesine tende ne sherbim te publikut !Zbulimi i aferes se Unazes se Re,I deshtimit dhe abuzimit te policise Ndertimore ne Vlore,i deshtimit te Air Albania,dhe plot te tjera….,je njish !

  3. Ardhja e rilindjes ne pushtet ngjalli shprese.
    Kishte pritshmeri, mendohej qe do viheshin ca gjera ne vend. Por cfare ndodhi:
    Korrupsioni ne vend jo vetem we nuk njohi renie, por vjedhja perfitimi u perhap si epidemi. Drejtuesit e rinj qe erdhen ne administrate u futen ne gare, per te vjedhur me shume se PD.
    I gjithe vendi u mboll me hashash. Bashkepunetoret e afert te kryeministrit njerez me shume probleme me drejtesine, me moralin dhe normat elementare ne shoqeri. Nje sistem qe ne thelb nuk kishte vepren por fjalen. Cdo gje show, propogande. Nje kryeminister arrogant e psikopat njekohesisht. Nje sistem u neveritur i peshtire.

  4. U trumbetua si skandali shekullit, por kaq zgjati. Prokuroria, sikur te ishte ndonje skeme fantazem, jo si dicka e qarte ashiqare, “vazhdon” hetimet.
    Firme “fantazem” e ngritur posacerisht nga Rama dhe Mulaj, shpallet fituese ne 2 tendera, ne ARRSH dhe OST, plot 18+12 milion euro, ne me pak se 30 dite.
    Cfare ka ndodhur sot?!!!
    ASGJE.
    Kujt i hyri gjemb ne kembe?!!!!
    ASKUJT.
    Rama vazhdon kryeminister, Rilindja e zhytur ne mut , vazhdon ne pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *