• |
ide | kryesore

Alarmohen studiuesit, ‘Netflix po vret pasionin tek çiftet’

F1, Stil

Një grup akademikësh britanikë kanë lëshuar alarmin në lidhje me dëmin, që sipas tyre, po u shkakton Netflix mijëra çifteve në vend.

Studiuesit e Universitetit të Lancaster kanë studiuar të dhënat e përdorimit të internetit tek 10 mijë vetë. Ata thonë se piku i përdorimit të tij është zhvendosur nga ora 8 e mbrëmjes deri në 10, që ishte më përpara, në 10 me 11 po të mbrëmjes. “Pjesa më e madhe lundrojnë nëpër faqet e transmetimeve online të filmave, serialeve dhe dokumentarëve, si Netflix dhe të tjerat”, thuhet në raportin e studiuesve. Sipas tyre, kjo ka “vrarë” pasionin në dhomën e gjumit. “Kjo sjell çrregullimin e regjimit dhe mungesë pasioni tek çiftet. Është një problematikë që duhet adresuar sa më parë, pa u shndërruar në një plagë të ngjashme me atë që po kalon sot Japonia”, vijon ndër të tjera raporti.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu