• |
ide | kryesore

Arta Dade: Rama është bërë më keq se Berisha, të ikë sepse modeli i tij dështoi

Lajme, Të fundit

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama lidhur me emërimet e fundit në qeveri. Sipas saj, ministrat e rinj nuk kanë lidhje me PS, por janë ftuar në qeveri si të afërm të kryeministrit. E ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, Dade tha se qeveria aktuale nuk është e PS-së, por e njerëzve pranë Ramës.

“Qeveria nuk është e PS. Në qeveri janë ftuar njerëzi më të afërt të kryeministrit. Do të ishte normale që ku ndryshojnë disa ministra, ajo bëhet me qëllim për ta përmirësuar qeverisjen. Mua më duket që në vend që të përmirësohet, është përkeqësuar.

PS që krijoi një standard qeverisje nga “97, mori një vend të zhbërë dhe një shtet të rrënuar me skemat piramidale dhe në një periudhë ty shkurtër normalizoi vendin, nga skemat piramidale patëm 17 banka private. Nënshkruam marrëveshjen e Stabilizim-Asociiimit, këto janë vlerat e PS. Dhe në 2013, kur Rama u bë kryeministër i zhbëri këto vlera dhe pati teorinë që përvoja pengon inovacionin. Këto janë të çuditshme sepse nuk mund t’i heqësh përvojat. 1997-2005 pati më shumë anë pozitive sesa dështime”, – është shprehur Arta Dade.

“Senatorja” e PS-së shton: “Me modelin e qeverisë “Rama” është zhbërë një standard i vendosur. Ata që u ftuan të qeverisin vendin, në mënyrë të veçantë ndryshimet e fundit, nuk kanë asnjë lidhje me PS.

Në 2013-ën kishim kolegë deputetë që u munduam të realizonim pjesë të programit tonë. Rama tentoi të krijojë një model të vetin që për mendimin tim rezultoi i dështuar. Mjaft pjesë të programit janë të pa përmbushuara.

Ka fituar zgjedhjet duke premtuar se do heqim dorë nga kultura e pandëshkueshmërisë dhe pandëshkueshmëria vijon si në kohën e Berishës. Skandalet janë më të mëdha që kanë ndodhur se në të kaluarën” – thotë Dade.

Dade tha se është kundër zgjedhjeve të parakohshme, por shtoi se PS-ja është në gjendje të formojë një qeveri tjetër pa Edi Ramën.

“Edi Rama duhet të largohet, jo që të vijë opozita, por që PS të ketë një ekip të vërtetë me vlera. Më duket se vendi po shkon keq e më keq. PS e ka marrë mandatin për 4 vjet, korrigjimet mund të bëhen brenda PS dhe mund të krijojë qeveri mjaft dinjitoze.

Jam për një qeveri socialiste dhe nuk bie dakord me tezën që Rama e përdor shpesh edhe nëpër blogje që e vetmja alternativë është Edi Rama, ose Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Nuk është e vërtetë. PS ka plot alternativa qeverisëse. Jam për procese në parti. Ka edhe nga të rinjtë, por edhe nga ata me përvojë. Unë çuditem pse kanë heshtur. PS i ka të gjitha kapacitetet që të reformohet”, – tha Dade. ©LAPSI.al

9 Comments

  1. E vertete. Rama nuk ka asnje lidhje me PS.
    Bashkepunetoret e tij me te afert, ministrat , pjesa me e madhe e deputeteve, nuk kane asnje lidhje me historine e PS, para se Rama te vinte ne pushtet.
    Ka krijuar nje bande hajduterish qe ndajne prene e vjedhur diten, naten me kryehajdutin Rama.

  2. Te paska dhembur shume mbyllja kompanise se bixhozit te djalit dhe jo vetem,por ke like floririn tani,duhet kompesuar humbja financiare dhe likja eshte I duhuri

  3. Arta ka qene ne PS qe ne fillimet e saj kur njerezit kishin frike ti permendnin emrin e jo me te anetaresoheshin. Dhe ka dhene per Ps me shume se gjithe qeveria e marre sebashku perfshi dhe pjesen me te madhe te deputeteve

  4. Ti lërë Arta Dade historitë e vjetra të partisë socialiste, ish partia e punës e propogandat se partia socialiste pas 97-tës paska bërë mrekullira. Do të dalë dikur me dokumenta se kush i krijoi piramidat e sa për vitet 1997-2005, janë vitet që Shqipëria mori namin e bandave kriminale si ato të Aldo Bares Zani Çaushit e shumë të tjera që veçanërisht Arta i di mirë se me cilët kishin lidhje.
    Si ka kurajën Arta të krahasojë Berishën me Ramën, qoftë duke e veçuar këtë të fundit si më i keqi ?
    Ishte Berisha ai që i shkatëroi ato banda kriminale e krerët e tyre u futën në burgje.
    Nuk erdhi në krye të PS Edi Rama me vota të PD apo partive të tjera të djathta.
    Erdhi me votat e PS e të Artës e të gjithë nomenklaturës së dikurëshme komuniste.
    Nuk kanë haruar shqiptarët se ishte Fatos Nanoja që ja bëri Shqipërisë peshqesh Ramën e se ishte Ramiz Alija që e përshëndeti ate kur u zgjodh kryetar i PS.
    E tha me sinqeritet Majkoja në intervistën me Zërin e Amerikës se 90% e gazetarëve (duke haruar politikanët majtistë) kanë qenë tigozë e miq të tij.
    Nuk ka shqiptar që të mos ta dijë se Rama as e ka idenë e ideollogjive politike, atëhere përse nuk dilni ju socialistët e ti kërkoni ndjesë këtij populli që i sollët një tjetër Enver më beter ?
    Enveri si diktator komunist sëpaku nuk lejoi që në krye të shtetit të komandonin bandat kriminale apo që Shqipëria të bëhej prodhuesja më e madhe e kanabisit.
    Përse heshtët të gjithë ju kur Rama kanabizoi gjithë Shqipërinë ?
    Bëni mirë tani që e demaskoni Ramën që ju a “turpëroi” partinë tuaj, por lerini krahasimet e dilni edhe ju në protesta me gjithë qytetarët, të majtë e të djathtë kundër tij.

  5. Byroisti I partise perseri ne mbrojtje kryekriminelit vrasesit ideatorit te 2 prillit ne shkoder,vrasjen e remzi hoxhes,hajdarit,olldashit,ideatori I piramidave qe I mbrojti deri ne fund parate ja te pastra,97 e tmerrshme me fature njerzore 2000 te vrare dhe shkatarrimin shteteor,grushti I shtetit 98 me antitank duke sulmuar institucionet,gerdeci 30 te vrare,300 te plagosur dhe shkatarrim I nje fshati te shkrumbuar,vjedhja ne rr kombit,21 janari 4 te vrare dhe30 te plagosur,byroist I partise se kuqe e lyer ne blu keto jane nje pjese e veprimtarise kriminale e nje politikani ne kohe demokratike qe quhet sali ram berisha dhe nuk ka te tjere dhe as nuk do kete me.arta ka hallin e djalit se ju mbyll burimi financiar

  6. Ky komuntuesi i mesiperm qe na flet per 97-en, harron simbolet me tre gishta te çetnikeve qe ngrinin fshataret e Ures Vajgurore ne protestat e atyre viteve. Harron gjithashtu faktin qe kriminele si Zan Çaushi etj, te denuar me burgim te perjetshem i liroj Greqia nga burgu qe te mbeshtesnin « revolten » e 97-es, duke shperndare harta te Vorio-Epirit qe vinin deri tek lumi Shkumbinit! Me bandat e atyre viteve bashkepunoi ngushtesisht partia e Arta Dades ne ato vite..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu