• |
ide | kryesore

Balla-prokurorisë për çështjen ‘CEZ’: Të vijojnë hetimet, Kalaj në Kosovë

Lajme, Të fundit

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i bëri thirrje Prokurorisë të mos pushojë hetimet për çështjen CEZ. Balla tha dëshmitari kyç për këtë çështje Nue Kalaj ndodhet në Kosovë ku kandidon për anëtar të Komunës së Prizrenit.

“Prokuroria të mos pushojë çështjen ndaj Berishës dhe Kalajt për të cilët ne kemi bërë një kallëzim penal. Qytetarët shqiptarë kanë humbur 419 mln euro me kompaninë CEZ. Duhet të përdor këtë moment dhe i bëj thirrje Prokurorisë të vijojë hetimet dhe kjo dosje t’i vihet në dispozicion Prokurorisë Speciale që pritet të krijohet. Nuk mund të na thotë Prokuroria që nuk gjejmë Ndue Kalajn ku eshte kandidat për anëtar në Komunën e Prizrenit. Ne nuk jemi si ata, pasi çdo akuze dhe çështje i shkojmë deri në fund. Akuzat që kemi ngritur qëndrojnë plotësisht” – tha Balla.

Hetimet mbi çështjen “CEZ” mbahen peng nga dëshmia e biznesmenit Kosovar Nue Kalaj. Përmes një leterporosie autoritetet kosovare informojnë prokurorinë shqiptare se kërkimet policore për gjetjen e Kalajt nuk kanë dhënë rezultat. Për këtë arsye nuk është bërë e mundur pyetja e tij për llogari të çështjes hetimore që po zhvillohet në Shqipëri. Në kushtet kur dëshmia e Nue Kalaj, njeriut të konsideruar nga socialistët si sekser në procesin e privatimit të OST nga kompania çeke CEZ, ku akuzojnë si të përfshirë edhe Shkëlzen Berishën, konsiderohet si provë kyce për t’i dhënë zgjidhje cështjes, Prokuroria ka vështirësi për të dalë në vendimmarrje.

4 Comments

  1. PIRDH O KARKALEC PIRDH . KETA TEK CEZ-i JANE KOKE E KEMBE TE GJITHE PA PERJASHTIM POR KUR NDONJE GJE QE NUK JU VETE SI DUHET E NXJERRIN NE SKENE CEZ-in .

  2. Ka mar yrysh të madh qy Tao Palla e po del hapur si kryegjykatësi e kryeprokurori i Shqipërisë dukë dhënë urdhëra se kush duhet të hetohet e kush duhet të dënohet.
    Rama ndonëse është arrogant e gojë prishur, e kupton se nuk mund të dalë haptazi e ti japë urdhëra drejtësisë, por përdor ca guakër si ky katunari librazhdas, që nesër ti heqë këta e të vejë ca të tjerë për të krijuar përshtypjen se unë kam qenë në rregull , por fajin e kishte Tao.

  3. Turp per Elbasanin qytet nijevjecar qe i perfaqeson ky kokeloqe apo qoshe nga dshatrat e Librazhdit. Babai i ketij mbi 70 vjec mer rroge qyl
    Ne fabriken e cimentos Elbasan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu