• |
ide | kryesore

Déjà vu tek Milan, Paquetà si Kakà dhe jo vetëm në foto: e thonë numrat e tifozët ëndërrojnë

Sport



Lucas Paquetá si Kaká. Për momentin mund të jetë një krahasim jashtë logjikës, por është e ndërtuar mbi statistika: ish-Flamengo është mesfushori i parë brazilian që shënon në Serie A me fanellën e Milan pas Ricardo Izecson dos Santos Leite, Kaká. Një statistikë që I thërret bukur në kujtesë tifozët kuqezinj, ashtu si foto në të cilën braziliani festoon me Piatek, kaq ngjashëm sa Kakà me Shavchenko.

Goli i shënuar në San Siro nga Paquetà kundër Cagliari, i pari në eksperiencën e tij kuqezi, duket si trashëgimi që një fenomen si Kakà kishte lënë, edhe pse rruga është ende e gjatë. E nuk është e thënë që Lucas të vazhdojë rrugën e Topit të Artë, sepse edhe pa golin, Paquetà ishet më i miri në fushë duke treguar karakteristika të ndryshme nga Kakà: luftime në duele, rikuperimie të shpejta, por bashkohen në një teknikë fine gjithnjë mbi mesataren.

Nga momenti i zbarkimit në Milano, të gjithë e kanë cilësuar si pasuesin e Kakà dhe është e qartë, pas shtatë ndeshjeve si titullar, se Milan nuk ka shpenzuar 35 milionë për një lojtar që nuk është I destinuar të bëhet i madh.

Krahasimet vazhdojnë të jenë fakte, edhe pse për dy lojtarë të ndryshëm, në fund të fundit si janë Shevchenko e Piatek, në golin e katërt kuqezi në katër ndeshjet e para.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *