• |
ide | kryesore

Dhunimi i mjekut të urgjencës, reagon QSUT

Lajme



Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dënoi dhunën e ushtruar ditën e djeshme nga një person ndaj mjekut roje të Urgjencës së Spitalit Infektiv.

“Çdo akt dhune e agresioni ndaj mjekëve dhe personelit shëndetësor në tërësi përgjatë ushtrimit të detyrës së tyre është i papranueshëm, bazuar në normat ligjore, etike, morale. Çdo akt dhune ndaj bluzave të bardha është i papranueshëm duhet të trajtohet me seriozitet nga organet kompetente”, thuhet në njoftimin e QSUT.

QSUT thotë se ky nuk është një rast i izoluar por është rast i përsëritur, që mjekë dhe infermierë të spitalit dhunohen në krye të detyrës. QSUT i bën thirrje organeve kompetente të zbardhin ngjarjen dhe autori të marrë dënimin e merituar.

“Një apel të fortë i bëjmë opinionit publik, të mirëkuptojnë dhe përkrahin bluzat e bardha gjatë punës së tyre, të cilët pavarësisht situatave të krijuara, në asnjë rast nuk neglizhojnë misionin human, atë të dhënies së ndihmës së parë dhe shpëtimin e jetëve njerëzore”, thuhet në ragimin e QSUT.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *