• |
ide | kryesore

Dua Lipa, fituese e dy çmimeve Grammy (Foto)

F1, Paparazzi



Dua Lipa është fituese e dy çmimeve prestigjioze, Grammy, në ceremoninë e zhvilluar mbrëmë në Los Angeles duke u bërë shqiptarja e parë që ka fituar çmimin më të rëndësishëm në karrierën e një këngëtareje.

Bashkëpunimi i suksesshëm i Duas me Mark Ronson dhe Diplo, ‘Electricity’, është zgjedhur si kënga më e mirë ‘Dance’ e vitit.

Dua rrëmbeu po ashtu çmimin si Artistja e re më e mirë e vitit. Ndërsa me anë të një postimi në rrjetet sociale, Dua Lipa, shprehu të gjithë mirënjohjen e saj për publikun si dhe ekipin e saj.

“Jam artiste me dy çmime Grammy!!! Jam shumë e përulur dhe mirënjohëse në këtë moment. I dërgoj shumë dashuri fansave të mi, familjes sime, ekipit tim, të gjithë artistëve të mahnitshëm me të cilët kam punuar dhe bashkëpunuar. Një ëndërr e vërtetë është realizuar! Faleminderit!!”, ka shkruar Dua Lipa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *