• |
ide | kryesore

Gjenerali amerikan anulon vizitën në Kosovë për shkak të taksës së vendosur ndaj Serbisë

Lajme, Të fundit

Anulon vizitën për në Kosovë, gjenerali amerikan, Timothy Orr. Vendimi i tij vjen si shenjë pakënaqësie ndaj Qeverisë së Kosovës, për vendosjen e taksës në produktet e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës. Lajmi është njoftuar nga kreu i  Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, i cili ka vënë në dijeni Presidentin Thaçi për anulimin e vizitës. Ne letër ai shkruan se Washingtoni është duke shqyrtuar edhe masa të tjera, përfshirë këtu pezullimin e programeve trajnuese dhe edukative për FSK-në.

Vizita e gjeneralit amerikan në Kosovë ishte parashikuar në datat 16-18 shkurt, në kuadër të 11 vjetorit të pavarësisë. Taksa 100% e vendosur nga qeveria e Kosovës për importet serbe është parë nga SHBA-ja dhe BE-ja si pengesë për dialogun mes dy vendeve.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu