• |
ide | kryesore

Itali/ U gjendet drogë në bodrumin e shtëpisë, arrestohet çifti i shqiptarëve

Lajme, Të fundit



Një çift shqiptarësh, të cilët kishin kthyer bodrumin e shtëpisë në një laborator të përpunimit të drogës, janë arrestuar prej policisë italiane.

Mediat italiane raportojnë se burri dhe gruaja nga Shqipëria u arrestuan në zonën e Padernos.

Prej kontrolleve të ushtruara nga policia në bodrum u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 40 gram kokainë, e cila  dyshohet se do të ndahej në doza të vogla dhe më pas do të dilte në treg.

Në bodrum u gjetën gjithashtu një shumë prej 4.900 eurosh.

Ky fakt ka shtuar edhe më shumë dyshimet tek autoritetet pasi çifti shqiptar rezultonte i papunë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *