• |
ide | kryesore

Jose Mourinho riniset nga Rusia

Sport



Pas përfundimit të aventurës në drejtimin e stolit të Manchester United, Jose Mourinho është gati të nisë një karrierë të re televizive. “Special One” do të jetë protagonist i programit krejtësisht të tij mbi Champions League.

Transmetuesi televiziv rus “RT” ka lajmëruar se nga 7 marsi portugezi do të drejtojë programin “Në bord me Jose Mourinho”, gjatë të cilit do të komentojë ndeshjet e Ligës së Kampioneve.

Ish trajneri i Djajve të kuq do të shoqërojë spektatorët deri në finalen e Madridit në qershor, duke analizuar çdo lojë dhe duke dhënë vizionin e tij personal të botës së futbollit.

Një projekt që do të fillojë me komentin e raundit të 1/8-ave të kompeticionit më madhor europian për klube, me Mourinhon që mund të komentojë mbi kalimin e mundshëm të raundit ose eliminimin e ish-ish-Manchester Unitedit kundër Paris Saint-Germain.

Pas rolit të komentatorit për “beIN Sport” në javët e fundit, “Special One” do të riniset nga Rusia, ku në ditët e fundit prania e tij u vu re për shkak të një rëshqitje spektakolare në një fushë hokeji. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *