• |
ide | kryesore

Kandidatja për presidente: Donald Trump mund të jetë në burg para zgjedhjeve të ardhshme

Planet, Të fundit



Kandidatja për presidente të Shteteve të Bashkuara nga radhët e Partisë Demokratike, Elizabeth Warren, ka thënë se presidenti i tanishëm, Donald Trump, mund të jetë në burg kur të mbahen zgjedhjet e ardhshme në vitin 2020.
“Përderisa po i afrohemi vitit 2020, Donald Trump mund të mos jetë president. Në fakt, ai mund të mos jetë as njeri i lirë”, tha Warren gjatë një fjalimi të mbajtur në ndërtesën përkujtimore të veteranëve, e cila ndodhet në shtetin e Iowas.

Këto komente shënojnë një ndryshim të theksuar në retorikën e Warrenit, e cila deri tash ka ngurruar të flasë për Trumpin në mënyrë të drejtpërdrejtë prej kohës kur e kishte bërë publike kandidaturën për presidente në natën e vitit të ri.

Ajo i ka komentuar edhe hetimet që po zhvillohen për ndërhyrjen e mundshme të Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara. “Sa hetues janë angazhuar për këtë çështje? Ata janë gjithkund dhe këto janë hetime serioze, prandaj të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Warren.

Senatorja demokrate ka thënë se në Shtëpinë e Bardhë nuk duhet të ketë vend për fanatizëm dhe se presidenti aktual është treguar racist në disa raste. “Çdo ditë publikohet një shkrim racist, me plot urrejtje, diçka vërtet e errët dhe e neveritshme. Çfarë do të bëjmë ne për këtë? A do ta lejojmë atë që të na përçajë me këto gjëra”, ka thënë ajo, shkruan “CNN”./express



7 Comments

  1. Po kur kjo plehrë guxon të kërcënojë Presidentin e SHBA, çfarë duhet të themi nuk është më keq se racizëm.

    A është kërcënuar ndonjë president tjetër në historinë e SHBA?

    Apo Trumpi ka prishur hegjemoninë Sorros mafies.

  2. Prape nje demokrate e cmendur flet per Trump. Nuk i del e keqja qe humben zgjedhjet me Hillary Clinton qe i doli boja perfundimisht.
    Eshte USA vend demokratik?! Keshtu luftohet kundershtari politik duje i treguar burgun?! Kjo zonja le te lidhet me Sorros(George) para se t’i ndodhe gje se tjetri (Alexander) nuk qullos gje…epo do dhe marreveshje dhe lobon te ndaje Kosoven. Plehre

  3. Sa ti vije rradha shoqes Lenka cuko te kandidoje do te jete bere kocke e lekure, dmth e paafte nga ana shendetesore …… . Ky xhaxhi edhe mandatin e dyte e ka siguru qe kur fitoi te parin

  4. fitonj hillaria o teta?
    fitonj … (*)
    ate do fitosh edhe ti!

    (*) kush nuk e kupton te kujtoje ose te pyese rrotull per barsaleten me vlonjatin kur e pyeten a e mori provimin motra.

  5. Do plas gallata me duket.
    do versulen te gjithe ti bejne fresk koqeve te fishkura te Sorosit prape…
    Ti kthej me pushken
    mikut qe patme
    ti marrim xhane
    se ndryshe vame…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *