• |
ide | kryesore

Kërkoi mbyllje të hetimeve, shtyhet seanca për ish-shefin e Policisë së Vlorës

Lajme, Të fundit



Ish-shefi i Policisë së Vlorës i dyshuar si garantor i grupit të “Habilajve” në trafikun e drogës, Jaeld Çela, ditë më parë iu drejtuar, nëpërmjet avokatit, Gjykatës së Krimeve të Rënda duke kërkuar mbylljen e hetimeve ndaj tij.

Por pas ankimimit të shtyrjes së hetimeve, sot ka ardhur një përgjigje nga organi i akuzës, i cili njofton se ankimimi është caktuar me 14 shkurt.

Jaeld Çela vijon të jetë në arrati prej më shumë se një viti, ndërsa Krimet e Rënda do të shqyrtojnë kërkesën e tij në datën 14 shkurt, pavarësisht se me 30 janar u caktua të jetë data e sotme.

Ish-zyrtari i policisë është shpallur në kërkim bazuar në një masë sigurie “arrest në burg” në mungesë në nëntor 2017.

Sipas hetimeve, ish-drejtori i Policisë ka mbajtur në përdorim 3 numra telefoni, në të cilat rezulton se ka komunikuar me Florian Habilajn dhe Gentian Cekën, që është shoferi i ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *