• |
ide | kryesore

Komisioni i Ligjeve voton protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO

Lajme, Të fundit



Unanimisht, Komisioni i Ligjeve në Parlamentin shqiptar  ka votuar për protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Anëtarët e opozitës dhe të mazhorancës votuan pro protokollit, i cili i hap rrugë anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, si anëtarja e 30-të.

Ky miratim i ndez dritën jeshile Kuvendit të Republikës ditën e enjte, i cili pritet të ratifikojë po ashtu unanimisht për një kapitull të ri të shtetit fqinj.

Në seancën e së enjtes në Parlamentin shqiptar pritet të jetë i pranishëm edhe kreu i Kuvendit të  Maqedonisë, Talat Xhaferi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *