• |
ide | kryesore

KQZ shpërndan fondet për të gjithë partitë politike në zgjedhjet lokale

Lajme, Të fundit



Komisioni Qendror i Zgjjedhjeve (KQZ) ka vendosur shpërndarjen e fondeve për partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Buxheti i shtetit i dedikon në total zgjedhjeve lokale 190 milionë lekë, ku pjesën më të madhe e marrin dy partitë kryesore politike, PS dhe PD, përkatësisht 86 dhe 82.8 milionë lekë.

Ndërkohë LSI, si forca e tretë politike do të përfitojë mbi 27 milionë lekë, për t’u ndjekur më pas nga PDIU me 10 milionë, socialdemokratët me rreth 7 milionë lekë. Bazuar në Kodin Zgjedhor partitë politike përfitojnë financa nga taksapaguesit, për zhvillimin e fushatës zgjedhore.

Me dekret të Presidentit zgjedhjet vendore do të mbahen më 30 qershor.



1 Comment

  1. Hajde -para-hajde te taksa pagueseve shqiptare hane keto -Skurat-te ashtu quajtura parti politike si majtas ,si djathtas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *