• |
ide | kryesore

Majko: Protestat e studentëve, ishin reagim ndaj sistemit politik në Shqipëri

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko thotë se protestat e studentëve në Shqipëri ishin shqetësuese sepse ishin një reagim ndaj sistemit politik që është ndërtuar që nga vitet ’90 dhe pasqyronte opinionin publik ndaj politikës shqiptare. Ministri i Diasporës, që ndodhej në Uashington për Mëngjesin e Lutjeve, tha se samiti për diasporën do të jetë një forum për përfaqësuesit e saj, duke pranuar se shumë nga arsyet për largimin e tyre kanë lidhje me politikën në Shqipëri.

“Mendoj se të gjithë kemi qënë nën reflektimin se çfarë duhet të bëjmë pasi lëvizja studentore ishte një lëvizje që realisht na shqetësoi të gjithëve. Unë, të them të drejtën, për herë të parë jam ndjerë i pasigurtë për atë që po ndodhte. Sepse nga një anë ndjeja që po takoja vetëveten, ata ishin studentë që po ngriheshin karshi, ta themi troç fjalës, një sistemi politik që ishte ndërtuar pas viteve 90-të, dhe që një pjesë e tyre mendojnë se është i kalbur, ashtu siç mendoja unë bashkë me shokët e mi në vitet 90-të. Po ta vinit re, problemi më i madh aty nuk ishte se ata kundërshtonin qeverinë, madje ata nuk kërkonin as dorëheqje të qeverisë apo të ministrave të veçantë të qeverisë. Shqetësimi im më i madh ishte se ata nuk shikonin veten të përfaqësuar tek opozita. Dhe kjo sjell një problem të madh të opinionin publik me politikën shqiptare”, tha Majko për Zërin e Amerikës.



4 Comments

  1. Po mer kar po. Protestuan kundra Partise Ekologjike. Po mer loqe e thinjur protestuan me pushime ne mes! Ik o cope kari thuaj qe protesta eshte Lali kundra laskarëve si puna juaj

  2. Z.Majko nuk u treua i sinqertë kur deklaroi në Zërin e Amerikës se protesta e studentëve nuk i drejtohej qeverisë aktuale por gjithë politikës shqiptare e për këtë reagoi kjartësisht gazetarja e VOA kur i tha se nuk ju besoj në këto që thoni.
    Ka një të vërtetë që studentët duke dashur të zgjërojnë numurin e protestuesve, fillimisht u deklaruan kundër gjithë politikës, po z. Majko nuk ka sepse të harojë që midis kërkesave të studentëve e pedagogëve, kërkesa më kryesore ishte ndryshimi i ligjit për reformën në arsimin e lartë.
    Majkoja edhe për qëndrimin armiqësor të Ramës ndaj mediave, deri edhe për Zërin e Amerikës që e quan me një gjuhë ofenduese “kazan”, u përpoq ta shfajësonte se meqë Rama ka qenë njëfarë publicisti apo gazetari, komunikon më shumë sesa si një politikan, si gazetar.
    Një mbrojtje e sforcuar e qesharake.
    Edhe nëse do të ishte në pozicionin e një gazetari, nuk ka asnjë gazetar në botë që të ofendojë të gjithë gazetarët e ti quajë kazan plehrash.
    Këtë mund ta bënte vetëm një gazetar anormal me probleme psiqike.
    Rama pothuajse është tallur publikisht edhe me Majkon. por nëse Majko ja fal këtë zakon të keq prej “gazetari”, mos mendon se duhet t’ja falin këtë ves Ramës të gjithë , edhe mediat e Europës e SHBA apo qeveritë e tyre ?
    Nëse Majko si ministër i qeverisë Rama, ka qenë i detyruar që ti dalë në mbrojtje shefit të tij, ndonëse ka dhënë sinjale se mendon ndryshe nga ai edhe në këtë intervistë, puna më e mënçur e më dinjitoze që do të bënte, duhej që në këtë situatë të skandaleve të shumta të kësaj qeverie, duhej ti shmangej kësaj interviste.

  3. Majko protestuan studentet qe te kthehet prape ai sistemi i eterve tuaj ai i -PPSH-se, por cfare mendje rrjedhur ini, i jepni keto intervista edhe tek zeri i Amerikes ai qe shpartalloi ate sistem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *