• |
ide | kryesore

Nisin polemikat në Itali pas fitores së egjiptjanit në Sanremo

F1, Paparazzi



Një fitore që hap polemika, por në festivalin e 69-të të Sanremos triumfon një këngëtar 27-vjeçar, Mahmud, me nënë italiane dhe baba egjiptian. Ai njihet si reper dhe ka marrë pjesë një vit më parë në festivalin e të rinjve në skenën e Ariston, ndërsa një vit më pas skena e të mëdhenjve është e gjitha e tija. Në vendin e dytë është renditur Ultimo dhe të tretin grupi “Il Volo”. Fjalët e para të Mahmud për mediat italiane ishin: “Faleminderit të gjithëve, nuk po arrij ta besoj”. 

Italo-egjiptiani rezultoi më i votuari nga teleshikuesit, të cilët e kishin renditur Mahmud krahas grupit “Il Volo” dhe Umtimos. “Soldi”, kënga me të cilën perforoi 27-vjeçari u shpall fituese duke bërë që Mahmud të mos e besojë për pak sekonda se ishte ai triumfuesi i këtij edicioni të Sanremos. Nuk munguan menjëherë polemikat për përkatësinë e tij etnike si italo-egjiptian. Pas fitores Mahmud u shpreh: “Unë jam 100% italian, nëna ime është nga Sardenja dhe babai im është egjiptian, por unë kam lindur dhe rritur në Itali”. 

Pjesë e polemikave u bë edhe zv/kryeministri dhe ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini i cili u shpreh kundër fitores së 27-vjeçarit, duke atakuar që në fillim edhe emrin e tij. “Mahmood… mah….Kënga italiane më e bukur?!? Unë do kisha zgjedhur Ultimon, si mendoni??” ka shkruar në rrjetet sociale Salvini.

Vitin e kaluar fitues i festivalit të Sanremos ishte një tjetër i huaj, këngëtari shqiptar Ermal Meta në duet me italianin Fabrizio Moro me këngën “Non mi avete fatto niente” (Nuk më ke bërë asgjë. Ndërsa fituesi i këtij edicioni, me origjinë egjiptiane, është një tjetër tregues konkret se politikat e Salvinit dhe një pjese të vendeve të Bashkimit Europian kundër të huajve dhe emigrantëve duhet të reflektojnë dhe t’i shërbejnë një shoqërie të hapur, një shoqërie që di të integrohet.  Dhe askush më mirë se arti dhe kultura nuk e tregojnë këtë.



2 Comments

  1. Eshte nje fakt interesant,por duam ose nuk duam,eshte FAKT-pra i vertete.Shqiptaret,jane fqinje me Italine dhe gjithmone (bile edhe ne kohen e dulles ),e kane pelqyer dhe ndjekur,muziken italiane,njelloj sikur rte ishte muzika e tyre.Pra ne nje fare menyre,ndjehen pjese e muzikes se tyre.Edhe Ermal Meta,duke vijuar traditen e pelqyer,u ingranua shpejt dhe mbrekullueshem,ne rrrjedhen e asaj muzike dhe ka arritur edhe majen,gjate festivalit te vitit 2018,njelloj si nje italian i vertete.Fituesi i ketij viti,ka edhe nje plus me shume,ka lindur ne Itali dhe mamane e ka italiane.Simbas Cotunjos,eshte “italiano vero”.Politikanet italiane,qofshin edhe ministra apo zevendesa,kane te drejten e zotit te pelqejne kengen e preferuar,por nuk duhet te jape orientime se cila kenge eshte me e bukura. Ciao senior Salvini,”me e bukura”praktikisht,per mua eshte ajo qe pelqej Une,ndersa per ty,natyrisht qe eshte ajo qe te pelqen TY.Per publikun,eshte kenga qe fitoi italiani 100%,qe i dha votat,pa te pyetur,as mua,dhe as ty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *