• |
ide | kryesore

Pasi tha se e dashura kishte 4 lidhje njëkohësisht, Rezart Veleshnja shprehet: Më hakuan Instagram

Paparazzi, Slider



Ditën e djeshme, aktori i njohur i “Portokallisë”, Rezart Veleshnja na befasoi të gjithëve pasi demaskoi të dashurën që e kishte tradhtuar në Instagram.

Ai zbuloi se partnerja e tij kishte pasur 4 lidhje në të njëjtën kohë, ndërsa theksonte vazhdimisht se do ta degjeneronte “plehrën” në sy të të gjithëve.

Por sot aktori i ka fshirë të gjitha postimet fyese për të, dhe ka dhënë një shpjegim që na la pa fjalë. Rezarti është shprehur se faqja e tij e Instagramit është hakuar dhe ai nuk ka ditur asgjë, pasi ishte në një udhëtim për 13 orë në Washington.

“Nuk e di kush ma ka bërë këtë punë, më kanë bërë disa foto, më kanë bërë këtë lojën, por do ta gjejmë dhe kësaj radhe do të shkojmë në prokurori. Nuk bëhet më kështu, nuk e kuptoj interesin e këtyre njerëzve. Tani po i shoh mirë disa gjëra dhe turp i madh është. Me ça merren njerëz për të marrë disa like apo për të tërhequr vëmendje, nuk arrij ta kuptoj”, është shprehur ai.

Nuk e dimë sesi Rezarti e shpjegon faktin që doli vetë në video dhe nisi të fyente të dashurën Lorena, por shpresojmë që të ketë një shpjegim edhe për këtë pjesë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *