• |
ide | kryesore

Për herë të parë Dash Shehi flet për pijen: Po të kisha mundësi…

Lajme, Të fundit



Për herë të parë kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka folur për pijen. I ftuar në emisionin “A Show” i ngacmuar për këtë çështje ai tha se tashmë e ka lënë, por po të kishte mundësi do t’i kthehej sërish.

“Po të kisha mundësi do t’i rikthehesha, është një mënyrë jetese në Shqipëri, për të bërë show, për të thënë gjëra që nuk thuhen pa një gotë para. Shpeshherë ka ndonjë shpenzim kush është më saraf” – tha Shehi.

Adi Krasta solli si shembull Winston Churchill dhe marrëdhënien e tij me pijet e forta

“Unë e mbaj mend kur hyri Regan në Shtëpinë e Bardhë tha se këtë vend e kanë bërë njerëz që mbanin puro dhe gotë, pra burra me karakter që duronin situata. Fatkeqësisht në Shqipëri kanë fituar vese të tjera që ky vesi i vogël u zhduk” – tha Shehi. ©LAPSI.al



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *