• |
ide | kryesore

Qeveria flet me garanci: Koncesioni i pompave nuk do rrisë çmimin e naftës

Lajme, Të fundit

Ministria e Financave jep garanci: “Koncesioni për kalibrimin e pompave të furnizimit të automjeteve me karburant nuk do të ketë kosto shtesë për qytetarët”. Zv.ministrja e financave, Albana Shkurta tha në komisionin parlamentar të veprimtarisë prodhuese ky koncesion do të merret në konsideratë prej qeverisë, por nuk do të rëndojë te konsumatorët.

“Sa i përket informacionit tjetër në lidhje me pompat, nuk është parashikuar tarifë shtesë” – tha ajo.
Ishte Komisioni i Prokurimeve Publike që i hapi rrugën koncesionit të shumëpërfolur për “kontrollin e pompave” në stacionet e karburanteve. KPP lejuar Ministrinë e Financave të zhvillojë tenderin që ia kalon privatit këtë shërbim, i cili aktualisht kryhet nga Drejtoria e Metrologjisë.

Projekti për të dhënë me koncesion kontrollin e pompave të karburanteve ka lindur në vitin 2016, si propozim i pakërkuar nga një kompani shqiptare e quajtur “Noa Control”. Për dy vite, propozimi mbeti në sirtarët e Ministrisë së Ekonomisë, për riaktivizuar vitin e kaluar. Në qershor të vitit të kaluar, qeveria miratoi një vendim, ku jo vetëm pranoi propozimin e “Noa Control” për koncesionin, por edhe e shpërbleu këtë kompani me bonus sa 10% të pikëve në tender.

Pas këtij vendimi, Ministria e Financave caktoi menjëherë tenderin, duke lënë si afat tetorin e vitit të kaluar. Por, pak ditë para tenderit, një kompani zvicerane e ankimoi procesin në Komisionin e Prokurimit Publik. Në ankesën e detajuar, kompania argumentonte se koncesioni ishte në kundërshtim flagrant me ligjin, ndërsa kriteret e vendosura nga Ministria e Financave në tender kufizonin garën, duke paracaktuar si fituese kompaninë “Noa Control”.

Ankesa qëndroi për më shumë se 4 muaj në Komisionin e Prokurimeve. Tashmë, Komisioni ka vendosur ta rrëzojë atë, duke i hapur rrugë koncesionit të radhës. Deri tani është thënë se qeveria do t’jua ngarkonte qytetarëve tarifën e koncesionit te çmimi i naftës, por zv.ministrja e mohoi. Mbetet për të parë. ©LAPSI.al

3 Comments

  1. Hello there,

    My name is George and I’d like to know if you would have some interest to have your website here at lapsi.al promoted as a resource on our blog georgemartjr.com ?

    We are updating our broken link resources to include current and up to date resources for our readers. Our resource links are manually approved allowing us to mark a link as a do-follow link as well
    .
    If you may be interested please in being included as a resource on our blog, please let me know.

    Thanks,
    George

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu