• |
ide | kryesore

Quajti ‘kazan’ Zërin e Amerikës, Majko kundër Ramës: Kam rezerva për mënyrën si u shpreh kryeministri

Lajme, Të fundit

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko tha në studion e Zërit të Amerikës, se kishte rezervat e tij për mënyrën se si kryeministri Edi Rama iu përgjigj këtij televizioni në lidhje me investigimin për blerjen e zgjedhjeve.

Pjesë nga intervista:

Zëri i Amerikës: Zoti Rama reagon ashpër sa herë që kritikohet nga media, e ka gjetur emrin që përdor shpesh “kazan” dhe së fundmi edhe Zëri i Amerikës u bë pjesë e këti lloji reagimi të Kryeministrit Rama. A mendoni se qëndrime të tilla nga kryeministri janë të arsyeshme duke patur parasysh se në të gjitha demokracitë, media është një nga shtyllat më të fuqishme.

Pandeli Majko: Edi Rama përveç se është kryeministër, për aq sa e njoh unë, ka qënë edhe një nga penat e gazetarisë shqiptare. Kështu që shpesh ai e ka pak delikate të ndajë pozicionin e tij si kryeministër dhe pozicionin e tij si një njeri që është rritur midis gazetarëve më shumë sesa midis politikanëve, dhe ky është fakt.

Zëri i Amerikës: Ai ka kritikuar shpesh shumë ashpër …

Pandeli Majko: 90 përqind e atyre që ai kritikon shumë ashpër, realisht kanë qënë shokë të tij, shokë bile shumë të afërt, një pjesë e tyre e kanë ndihmuar në shkallë të ndryshme të karrierës, siç e thonë tani së fundmi. Ne duhet ta bëjmë këtë diferencë. Për sa i përket mënyrës se si u shpreh ai për Zërin e Amerikës, unë kam rezervat e mia. Rezervat fillojnë që nga mënyra se si unë e kam marrëdhënien me Zërin e Amerikës.

Por besoj se në të tilla raste, mirëkuptimi është gjëja më e veçantë, që ky ekip i veçantë që njoh unë në Zërin e Amerikës ka dhe duhet të ketë me politikën shqiptare. Mendoj se Zëri i Amerikës e ka atë që ka në gjithë historinë e gjithë medias shqiptare dhe në marrëdhënien me të vërtetën me publikun shqiptar. Edhe kur ne ndonjëherë e tejkalojmë atë që konsiderohet si e tejkaluar, mendoj se këtu duhet të ketë mirëkuptim dypalësh. Unë e thashë, Edi Rama është një antikonformist dhe shpesh në marrëdhëniet me median ai është më shumë gazetar se sa politikan.

2 Comments

  1. O servil i bythes ,o Majkovic mja bere verr-verr-si e eme Zeqos ne maj te thanes por hape gurmazin dhe thuaj -toc-qe ai eshte me kartele dhe jo -pena e gazetarise.

  2. Edi eshte nje doç,HAJDUT I PAANGOPUR QE PO E SJELL SHQIPERINE SI NE KOHEN E ENDHJERIT , te ciles nuk do haboitemi ti mungoje edhe buka!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu