• |
ide | kryesore

Ramsey firmos para-kontratën: do të bëhet britaniku më i paguar

Sport



Aaron Ramsey do të veshë fanellën e Juventus në sezonin e ardhshëm. Mesfushori uellsian i Arsenal ka firmosur një para-kontratë me shoqërinë bardhezi për tu transferuar në Torino nga korriku 2019, kur të përfundojë marrëveshja me Topcinjtë. Konfirmimi është zbuluar nga BBC, që tregon për një akord katër vjecar për 28 vjecarin, që do të bëhet lojtari britanik më i paguar.

Shifrat do të zyrtarizohen nga Juventus në momentin e firmës së kontratës përfundimtare, duke qenë se shoqëria është e kuotuar në bursë, por flitet për numra të rëndësishëm që – duke përjashtuar bonuset – do ta bëjnë Ramsey futbollistin britanik më të paguar.

Uellsiani ka kryer dhe kaluar me sukses vizitat mjekësore në janar, përpara se të arrinte të firmoste para-kontratën me bardhezinjtë. Ramsey, në 30 qershor do ti thotë lamtumirë Arsenal, pas 11 vjetësh në veri të Londrës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *