• |
ide | kryesore

Ramsey te Juventus në verë, ja mesazhi për tifozët e Arsenal

Arkiva, Sport



Aaron Ramsey do të veshë fanellën e Juventusit sezonin e ardhshëm. Pas shumë zërave, ka ardhur zyrtarizimi edhe nga klubi i Torinos. Juventus “njofton se ka përfunduar një kontratë të performancës sportive me lojtarin Aaron James Ramsey me efekt nga 1 korriku 2019 dhe përfundim më 30 qershor 2023. Ramsey do të transferohet në Torino me parametër zro, duke qenë se kontrata e tij me Arsenal do të skadojë në 30 qershor, pas plot 11 vitesh. Sipas BBC, 28-vjeçari uellsian do të jetë lojtari britanik më i paguar me diçka më shumë se 450 mijë euro në javë, apo 7 milionë euro në sezon. Ndërkohë Ramsey ka kryer me sukses vizitat mjekësore në janar përpara se të firmoste marrëveshjen me shoqërinë bardhezi.

 

Pas lajmit të bujshëm të transferimit të tij ka ardhur edhe reagimi i mesfushorit për tifozët e Arsenal: “Siç e keni dëgjuar, kam firmosur një parakontratë me Juventus. Dëshiroja të bëja një deklaratë personale për të gjithë tifozët e Arsenal që kanë qenë besnikë dhe mbështetës. Më mirëpritët si një adoleshent dhe keni qenë aty për mua gjatë gjithë uljeve dhe ngritjeve që më kanë ndodhur me këtë klub. Largohem me hidhërim pas 11 viteve të jashtëzakonshme në Londrën Veriore. Faleminderit. Do vazhdoj të jap për skuadrën 100% dhe shpresoj të përfundoj sezonin në mënyrën më të mirë, para se të nis një kapitulli tjetër në Torino. Falënderime të përzemërta, Aron”

https://twitter.com/juventusfc/status/1095036451614531585?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1095036451614531585&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportmediaset.mediaset.it%2Fmercato%2Fjuventus%2Fjuventus-preso-ramsey-e-arrivato-l-annuncio-ufficiale_1260830-201902a.shtml



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *