• |
ide | kryesore

Reagon SHÇBA: Për policin e Shkodrës nuk ka kallëzim, u arrestua pas videos së turpshme

Lajme, Të fundit



Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka reaguar mbrëmjen e së hënës pas publikimit në media të një materiali video ku një punonjës policie i Malësisë së Madhe shfaqet duke kryer veprime të turpshme. SHÇBA thotë se në vlerësim të veprimeve paraprake hetimore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Berhan Bajrakurti, specialist i Policimit në Komunitet në Gruemirë të Malësisë së Madhe i dyshuar per veprën penale “Ngacmim seksual”.

“Nga hetimet rezulton se materiali video është regjistruar ne ambient te mbyllur (banesa personale) kjo e dokumentuar nga këqyrja e banesës. Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar dhe këqyrur aparati i telefonit me te cilin dyshohet se ka kryer komunikimin. Nga verifikimet e kryera nga SHÇBA, nuk u evidentuan fakte dhe rrethana, të cilat provojnë se ka pasur një ankesë drejtuar në Polici nga ndonjë shtetas për rastin ne fjalë.

Për këtë rast po hetohet nga sektori për Krimet Kompjuterike për identifikimin e personit dërgues të mesazhit dhe videos që u dërgua për publikim në medie. SHÇBA nxit dhe inkurajon personin denoncues apo këdo që ka dijeni për rrethana apo informacione për këtë rast apo raste të tjera të denoncojë duke u garantuar anonimatin dhe dhënien e mbrojtjes së menjëhershme” – thuhet në deklaratën e SHÇBA. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Në një media lexova një informacion se ky polici barkmadh i neveritshëm, është përzënë nga policia në vitin 2009 për korrupsion e deri në vitin 2015 ka punuar si faturino autobuzi.
    Në Vitin 2015 është parë që të aktivizohet si militant i PS në propogandën elektorale për zgjedhjet vëndore në Malësinë e Madhe.
    Po ate vit, PS e shpërbleu duke e rikthyer në polici vëtëm për këtë meritë.
    Edhe mund ta merja me dyshim këtë informacion, nëse do të ishte një rast i veçuar.
    Por ministri i mbrendshëm Tahiri, për motive politike pushoi nga puna me qindra policë të kualifikuar në luftën kundër krimit e i zëvëndësoi me policë të larguar për korrupsion e bashkëpunim me krimin.
    Pasojat e kësaj “reforme kriminale” në polici, Shqipëria i ndjeu me rekordet e kanabizimit e trafikut gjigand të kanabisit, edhe me ndihmën e policëve të ofruar nga Tahiri, të cilin Rama vazhdon ta quaj të “pafajshëm”

  2. Keta jane te gjithe prodhim incesti dhe perdhunimesh. Perfundimi vendi eshte i mbushur me budallenj, sakate ne tru, te ligj, hajdute dhe te gjithe duan te perdhunojne se jane produkt perdhunimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *