• |
ide | kryesore

Sassuolo-Juventus, stuhi mbi Var: “Ishte dukshëm penallti, u dhanë pamjet e gabuara”

F1, Sport



Juventus kthehet të fitojë, duke shkatërruar 3-0 Sassuolo në transfertë, por ka një episode që pavarësisht teknologjisë në fushë, ka bërë të përfshihet nga stuhia Juventus dhe VAR. Në minutat e para të ndeshjes në Mapei Stadium, me rezultatin ende 0-0, Djuricic shfaqet i vetëm me Szczesny, që e ndal brenda zonës. Mazzoleni nuk akordoi penallti edhe pasi pa imazhet me Var, duke shkaktuar protestat e Sassuolo.

Protesta që në fakt sipas ish-arbitrit Graziano Cesari janë krejtësisht të justifikuara. Në emisionin Tiki-Taka Cesari deklaroi se “ishte penallti e pastër” e ka vënë gishtin tek pamjet që u vunë në dispozicion të arbitrit të ndeshjes, që sipas Cesari nuk u ndihmua aspak të merrte vendimin e duhur.

“Djuricic u rrëzua në zonë nga Szczesny” ka thënë Cesari, por nëse nuk ke pamjet e qarta natyrisht që arbitri nuk ka sui të ndryshojë vendimin e tij. E imazhet nuk ishin të duhurat. Duheshin pamje në një tjetër kënd, për të kuptuar që ishte penallti e pastër për Sassuolo”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *