• |
ide | kryesore

Shkëlzen Berisha: Nuk kam kryer evazion fiskal, Taulant Balla ka udhëtuar me trafikantë droge

Lajme, Të fundit

Vijon beteja ligjore mes kreut të  grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenin. Pas seancës gjyqësore në një deklaratë për median Shkëlzen Berisha është shprehur se nuk ka asnjë provë që e implikon atë për evazion fiskal, ndryshe nga çfarë pretendon Taulant Balla.

Ai madje ka akuzuar kreun e grupit të PS-së se ka udhëtuar me trafikant droge, duke përmendur dhe një emër konkret,  Edmond Begon.

Sipas tij,  trafikanti i drogës Edmond Bego nuk arrestohet për shkak se mbrohet prej maxhorancës.

“Nuk ka asnjë provë që pretendohet për evazionin fiskal. U përpoq të rikthente vëmendje në komisionin e dështuar parlamentar, që ai e udhëhiqte. Ai më akuzonte me udhëtime për persona që unë nuk i njihja.

Balla ka udhëtuar me trafikantë droge. Si ka mundësi që taksat e taksapaguesve shqiptarë nuk shkojnë për studentët, por shkojnë tek një person që nuk merr pjesë fare në tender. Mazhoranca nuk e heton. Dalin nëpër televizione dhe gënjejnë se ka një masë sigurie në  gjykatë, ndërkohë që nuk ekziston. Beteja ligjore vijon”, tha ai.

Nga ana tij kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i bëri thirrje Prokurorisë të vijojë hetimet dhe mos pushojë hetimet për çështjen CEZ. Balla tha dëshmitari kyç për këtë çështje, Nue Kalaj ndodhet në Kosovë ku kandidon për anëtar të këshillit komunal në Komunën e Prizrenit dhe Prokuroria të mos thotë se nuk e gjen se ku është ai.
“Unë i qëndroj akuzës së bërë, se qytetarët shqiptarë kanë humbur 419 mln euro nga privatizimi i OSSHE te CEZ. I bëj thirrje prokurorisë së Tiranës që mos përdorë makinacione për ta pushuar çështjen në ngarkim të Sali Berishës, Nue Kalajt, Shkëlzen Berishës. Prokuroria të vijojë hetimet dhe me shpresën e gjithë shqiptarëve që SPAK ngrihet së shpejti le të jetë kjo një prej dosjeve që t’i vihet në dispozicion SPAK. Është e turpshme që pas 18 muajsh që kur është bërë kallëzimi, nuk mund të na thotë prokuroria që nuk gjejmë dot Nue Nik Kalaj, i cili kandidon në Kosovë për anëtar të këshillit komunal në PrizrenNe nuk jemi si ata, pasi çdo akuze dhe çështje i shkojmë deri në fund. Akuzat që kemi ngritur qëndrojnë plotësisht”- tha Balla.

 

 

6 Comments

  1. JA FILLUAN KURVAT. TI JE QIRE 99 HERE I THOTE NJERI DHE TJETRI JA KTHEN NDERSA TI 100 HERE . PRANDAJ ME LLOGJIKEN E KURVAVE KY ME 99 QUHET I NDERSHEM , PERKUNDAZI I VIRGJER.
    ROOOOOOOOOOOOOOOOOPTTTT

  2. Ka ndonje shkencetar te me shpjgoje se me cfare pune meret ku karabush qe shpenzon mijra Euro vetem per pushime neper bote pa llogaritur te tjerat,………….apo me monin e dashnores.

  3. 50 gjygjtare te saliut shkuan ne pidh te semes,berisha I vogel ka filluar te dridhet,saliu eshte ne hall te madh,spaku po mer udhe nga amerikanet,Zeni flet sikur eshte lulu I pd

  4. Jam kunder Rames apo kujdo hajduti tjeret ne ate vend, por ky qe del e ben interesantin duhet te deklaroje te ardhurat dhe cfare pune ka bere ne jeten e tij pervecse del akuzon/mbrohet me Taulant kokshpullen

    1. I paemer ky te ardhurat i deklaron cdo vit ne tatime dhe ILDKP se ja kerkon ligji dhe jo per picken e mamit tend. Pyetja qe duhet te besh eshte perse Rama nuk i nxjerr dot gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu