• |
ide | kryesore

Skandali/ Si e ktheu PS në polici efektivin pervers te Malësisë së Madhe

Kryesore, Lajme



Skandali i përfshirjes së një zyrtari lokal të policisë në Malësinë e Madhe në rast shantazhi seksual ndaj 15-vjeçareje ka zbuluar një tjetër aferë më të rëndë të mënyrës se si janë kryer rekrutimet në radhët e uniformave blu. Berhan Bajrakurti, specialist i policimit në Komunitet në Gruemirë, në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe, u arrestua një orë pas denoncimit që nëna e vajzës bëri në media, duke publikuar edhe video teksa inspektori i zonës i tregonte organin gjenital së bijës në video telefonata. Vajza 15-vjeçare e ka filmuar këtë moment, duke e paraqitur si një provë të fortë në polici, ku bëri edhe kallëzimin. Në denoncim ato thonë se kanë marrë edhe kërcënime prej inspektorit, i cili u vu në dijeni për denoncimin.

“Do ju zhduk, do ju shfaros”, – ishin fjalët kërcënuese të tij, të cilat nëna ka guxuar t’i bëjë publike në media duke mos pasur ngurrimin edhe të publikojë videon me gjeste të turpshme nga ana e inspektorit të policisë Berahan Bajrakurti.

Në 2008-ën, Bajrakurti është shkarkuar nga radhët e policisë për shkelje të rënda në detyrë. Gjatë kësaj periudhe, Bajrakurti ka punuar si fatorino në linjën e autobusit Shkodër – Koplik. Rreth vitit 2015 ai është rikthyer në detyrë. Burime të lapsi.al në Shkodër thonë se ai është angazhuar në zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015 si komisioner i Partisë Socialiste në Malësinë e Madhe. Të njëjtat burime thonë se në vjeshtën e atij viti, Bajrakurti ka veshur sërish uniformën e policit. Inspektori i Policisë është i martuar, baba i 3 fëmijëve, dy vajzave dhe një djali.

Skandalin e rikthimit të policit në detyrë e përmendi edhe kreu i PD-së Basha gjatë takimeve në Lushnje. Ministri i Brendshëm reagoi duke u distancuar, madje duke mohuar edhe veten. Edhe pse në emisionin “Opinion” kur pritej të merrte detyrën e ministrit, Lleshaj tha se “fytyra e çdo polici do të ishte edhe fytyra e tij”, sot ai thotë se “policët janë të Shqipërisë dhe se secili tregon veten e tij me veprimet që bën”. ©LAPSI.al



17 Comments

  1. A te qifsha rracen o pervers po paske dhe dy vajzat vet o rracqir ke fytyre te shkosh ne shtepi tani o plehre po do jene njeri pa njeri ato te shkretat se do ta kishin qire motren do ta kishin prere karin e do ta kishin futur ne goje pis burre

  2. Vertete e urrej Rilindjen por ama ka dhe djem te mire Policia, shume te respektueshem.. mos i pergjithesoni! Keta militantet e PS qe jane ne Polici jane te vetekenaqur, kane nevoje per Psikologe te kuptojne se duhet te jene profesionale dhe ne sherbim te komunitetit! Fatkeqeisa ekonomike qe na ka rene jane pasojat e ketij degjenenerimi masiv, nuk do kishte tjeter moral jeta nen qeverisjen e nudistit te famshem Ed Loqja

  3. Demin me te madh ja u ka bere dy vajzave te veta. Te te shikojne vajzat e tua ne kete fare gjendje….. eshte denimi me i madh qe nje mashkull mund te kete ne jete! Madje te hetohet edhe ne familje brenda se monstra te tilla kush e di se çfare te tjera kane bere.

  4. Kane kujt ti ngjajn Edvin shkerdhat degjenerates kshu i ka krejt ata qe ka rreth vetes , a nuk e degjoni Spiropal funderrinen po jo ore rrac me te poshter s ka par ndonjeher kombi yne, e kethej administraten Shqiptare ne prostitucion jazek rrac plere.

  5. Me ligjin e policise se shtetit I perjashtuari nga policia absolutisht nuk mund te rikthehet ne strukturat e policise.Kjo eshte shkelje shume e rende e atij Drejtori te Pergjithshem qe e ka rikthyer ne detyre.June di me dhjetra taste the tilla.Rilindja po jep fryte.

  6. Sa krenare ndihet gruaja per ty! Sa krenare cupat per ty! Djali do krenohet me ty! Dhe pasardhesit me ty!
    Krrimb i ndyre, ke vetem nje rruge shpetimi: Vri veten!!!!

  7. Ku ka lindur , ku eshte rritur dhe ne c’familje eshte edukuar polici monster?
    A ka ndonje Stalin apo ari te na thote?

    1. Është pjesë e familjes së rilindjes së krimit, trafikut të drogës, prostitucionit e kryetar i kësaj familje është Edi Rama.

  8. ka ikur bota per lesh
    nuk i bie dot me dore njeru se te nxjerrin ne televizor
    po mire pse kete e hoqen kur dorian kycin dmth sokol ballen e lane?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *