• |
ide | kryesore

Top Channel ‘rrëmben’ Alesia Bamin pas largimit nga Klan

Paparazzi, Slider



Largimi i Alesia Bamit nga emisioni “Stop” ishte kryefjala e lajmeve nga showbizi pak ditë më parë.

Vlen për t’u theksuar se largimi i saj erdhi një ditë pas intervistës në emisionin “Ftesë në 5”, në “Top Channel”.

E gjitha kjo ngriti dyshime dhe doli që ishte e vërtetë sepse Alesia reagoi personalisht në Insta Story ku pohoi se e kanë larguar në mënyrë flagrante me një sms për shkak se zhvilloi intervistë tek “Ftesë në 5”.
Por, si duket, televizioni i cili u bë shkak që ajo të largohej nga puna, u bë një ogur i mirë për karrierën e saj.

Ditën e sotme “Syri.net” ka shkruar se modelja do fillojë punë në “Top Channel” dhe vetë menaxherja e Alesias ka pohuar për “iconstyle.al” një gjë të tillë. Alesia do t’i bashkohet stafit të “E diell”, ku do të mbulojë rubrikën e llotarisë.



2 Comments

  1. I la gojoret ke klani kjo i filloi ke topi!Aman kur do kemi pushim nga kto horret plastike me celulit se na hapen barkun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *