Pas përdhunimit të 13-vjeçares në gjiminazin ‘Rilindja’ në Kavajë ka reaguar edhe UNICEF. Përmes një deklarate zyrtare ‘UNICEF’ dënon jo vetëm dhunën seksuale, por edhe mbulimin e bërë në media dhe zbulimin e identitetit të viktimës.
UNICEF thekson se zbulimi i identitetit mund të shkaktojë trauma më të mëdha te të mbijetuarit.
“Mbulimi i medias, është padyshim një pjesë e domosdoshme e luftës për të parandaluar abuzimin seksual të fëmijëve, megjithatë një publicitet jo i domosdoshëm, i bujshëm per ceshtje te ndjeshme, mund të shkaktojë trauma më të medha të të mbijetuarve, tashmë të shkatërruar prej abuzimit,edhe familjeve dhe komuniteteve të tyre në përgjithësi”, shkruan UNICEF.
Deklarata e plotë
UNICEF shpreh shqetësimin e tij të thellë lidhur me rastet e fundit të dhunës së rëndë kundër fëmijëve. Në disa prej këtyre rasteve, çështjet më të ndjeshme u shpërfillën dhe në vend të kësaj, privatësia dhe dinjiteti i fëmijëve u shfaqën publikisht në mënyrë të përsëritur.
Mbulimi i medias, është padyshim një pjesë e domosdoshme e luftës për të parandaluar abuzimin seksual të fëmijëve, megjithatë një publicitet jo i domosdoshëm, i bujshëm per ceshtje te ndjeshme, mund të shkaktojë trauma më të medha të të mbijetuarve, tashmë të shkatërruar prej abuzimit,edhe familjeve dhe komuniteteve të tyre në përgjithësi.
Prandaj, UNICEF-i i ben apel të gjitha institucionet publike dhe jopublike, anëtarët e komunitetit, profesionistët për mbrojtjen e fëmijëve dhe gazetarët që të mbajnë interesin më të lartë të fëmijës, të garantuar me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës si dhe në Ligjin Shqiptar “Për të drejtat dhe mbrojtjen fëmijës” në zemër të etikës së tyre profesionale. Respektimi i privatësisë së fëmijëve, dinjiteti, mirëqenia e tyre mendore dhe fizike, duhet të vendosen mbi te gjita motivet që na shtyjnë në qëndrimin tonë profesional ose personal.
Po rraca e -kurvave-ne pushtet e ka ne mode kete, ju duket si heroizem kjo qe beri -Spiropallja-.
spiropela me ram basrardin nuk kan moral si njerz te ngjizur e lindur ne qenefin negjmije.
Ama dhe Ju o popull, kjo ishte prova gjenerale e Spiropales kur te jete ne vend te atyre prinderve fatkeqe. Thjesht nuk ja le rastesise, filmin qe do te xhrohet ne shtepine e saj.
Unicefi dhe OJQ,Okb dhe Be qakan hallin tone . eshte e dhimshe por Jo per Shkulkarin we edhe mizat I duken si blete.